• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 16 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Masakrat e sotme në Moskë, sulme vetëvrasëse të dy grave

29 Mars, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Moskë, 29 Mars NOA – Autoritetet ruse thanë se Moska sot ishte shënjestër e sulmeve më vdekjeprurëse terroriste jashtë rajonit të Kaukazit Verior, që nga gushti i vitit 2004. Sulmet e dyfishta në metronë e Moskës, mëngjesin e sotëm, ndodhën në kohën më frekuentuese.

Vladimir Markin, zëdhënës i komitetit hetues të prokurorëve, tha se të paktën 34 njerëz u vranë sot nga ato që autoritetet ruse i quajtën sulme të ndara me bomba në trenat e metrosë.

Siç raporton radio Evropa e Lirë, janë ndërmarrë hetime terroriste për shpërthimet në stacionet Lubjanka dhe Parku i Kulturës.

Kryebashkiaku Juri Luzhkov tha se dy gra besohet se e kanë hedhur veten në erë, sapo kanë hyrë në tren.

“Sipas raporteve të para që i morëm nga Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB, janë përfshirë dy sulmuese vetëvrasëse. Ato tashmë janë identifikuar”, tha Luzhkov.

Zyrtarët për zbatimin e ligjit mendojnë se gratë e kishin fshehur eksplozivin në trupin e tyre.

Sipas Juri Sjominit, kryeprokuror i Moskës, shpërthimi në stacionin Lubjanka ndodhi në orën 7:52, sipas kohës së Moskës, dhe u krye nga një sulmues vetëvrasës, i cili e kishte fshehur eksplozivin në trup, afro tre kg TNT.

Sulmuesi i parë e aktivizoi eksplozivin në vagonin e dytë, në çastin kur treni hyri në stacionin Lubjanka.

Zyrtarët thanë se të paktën 22 njerëz vdiqën dhe rreth 18 u plagosën në shpërthimin në stacionin Lubjanka. Pamjet nga kamerat treguan kufoma që shtriheshin në stacion.

Shpërthimi i dytë ndodhi në vagonin e dytë të trenit që mbërriti në stacionin Parku i Kulturës, gjysmë ore më vonë. Të paktën 12 njerëz u vranë dhe 15 u plagosën nga shpërthimi.

Shërbimi rus i radios Evropa e Lirë raportoi se ambulancat dhe zjarrfikësit e kishin të vështirë të arrijnë në vendin e ngjarjes, për shkak të trafikut të dendur.

Irina Andrianova është zëdhënëse e Ministrisë për Situata Emergjente: “Të plagosurit u dërguan në spitale. Dy helikopterë të Ministrisë së Emergjencës po i dërgojnë të plagosurit në spitalet e qytetit”, tha Andrianova.

Zëdhënësi i kryeministrit Vladimir Putin tha se kryeministri ndodhej në Siberi në kohën e shpërthimeve dhe se është informuar për zhvillimet.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Por, dyshimet me gjasë do të bien mbi grupet militante nga rajoni rus i Kaukazit Verior, ku Kremlini po lufton kryengritjen islamiste në rritje.

Shpërthimet e sotme ishin sulmet më vdekjeprurëse në Rusi jashtë rajonit të Kaukazit Verior, që nga sulmi ndaj dy aeroplanëve të udhëtarëve në vitin 2004, kur u vranë 72 njerëz. Të dy aeroplanët kishin fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar i Moskës.

Sulm tjetër terrorist ishte ai i 27 nëntorit, 2009, në trenin e udhëtarëve në linjën Moskë-Shën Petersburg, kur u vranë 26 vetë dhe u plagosën 100.

Herën e fundit, Moska u godit nga një valë sulmesh terroriste në gusht, 2004, kur një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë para një stacioni të metrosë, duke marrë jetën e 10 njerëzve./NOA/

Previous Post

Lumi Cem – Bukuri Natyrore

Next Post

Strehimi i popullatës shqiptare kosovare në Mal të Zi – Hapen dyert e vëllapritjes

Next Post
Strehimi i popullatës shqiptare kosovare në Mal të Zi – Hapen dyert e vëllapritjes

Strehimi i popullatës shqiptare kosovare në Mal të Zi - Hapen dyert e vëllapritjes

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org