• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 20 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Maqedoni, sulmohet stacioni policor në Gushincë

21 Prill, 2015
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

3136-620x330Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se persona të armatosur kanë sulmuar rreth orës dy pas mesnate stacionin policor në fshatin Gushincë, në rajonin e komunës së Likovës, që kufizohet me Kosovën.

Sipas zëdhënësit Ivo Kotevski, gjatë këtij incidenti nuk ka pasur viktima apo të plagosur, ndërsa sulmi thuhet të jetë “kryer nga rreth 40 persona të armatosur, të cilët fillimisht kanë çarmatosur katër policët e pranishëm në stacionin policor dhe pas një kohë i kanë liruar”, duke kërkuar nga ta që të mos kthehen, por edhe të përcjellin këtë mesazh: “Ne jemi UÇK, përcillni këtë mesazh, se as Gruevski dhe as Ahmeti nuk do t’ju shpëtojnë; ne nuk e duam Marrëveshjen e Ohrit, dëshirojmë shtetin tonë”.

Mediet lokale raportojnë se numër i madh i forcave speciale policore janë nisë për në fshatin Gushincë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka thënë se ata tashmë e kanë nën kontroll stacionin policor në fshatin Gushnicë, afër kufirit me Kosovën për të cilën gjatë ditës thanë se ishte sulmuar nga 40 persona që kishin të veshur uniforma me emblemën e UCK-se.

Sipas zëdhënësit të kësaj Ministrie në Shkup, Ivo Kotevski, është kontakuar edhe qeveria në Kosovë me të cilën është pajtuar që të mërkurën të mbahet një takim në nivelin më të lartë për këtë çështje.

“UÇK”-ja e Komandant Flamurit merr përsipër sulmin në Gushnicë!

E ashtuquajtura “Ushtria Çlirimtare Kombëtare” përmes një komunikate për media të nënshkruar nga “Komandant Flamuri” e ka marrë përseripër aksionin e sotëm në fshatin Gushincë, ku katër policë të Maqedonisë u zunë rob në stacionin e këtij fshati kufitar.

Lexojeni të plotë komunikatën e “UÇK-së” së Komandant Flamurit :

Diskriminimi dhe shtypja e shqiptarëve në Maqedoni është bëre e padurueshme.

Dekadenca dhe paaftësia politike, diskriminimi ekonomik, kulturor e social e ka bërë të pashmangshëm rizgjimin e U.Ç.K-së.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë policëve, sidomos atyre shqiptarë që menjëherë të dorëzojnë uniformat dhe te bashkëngjiten kryengritjes.

Thirrje e veçantë i bëhet dhe ushtarëve që menjëherë të marrin anën e popullit e jo te oligarkëve fashistë qe do i dërgojnë drejt vdekjes.

I bëjmë thirrje gjithë faktorit politikë që menjëherë të ngrijnë aktivitetin e vetë në Maqedoni.

Fitorja e parë e U.Ç.K-së në Gushincë na jep vullnet për fitore të tjera dhe më të mëdha e të lavdishme.
Popullin shqiptarë po e presin ditë të mira.

Presim përkrahje të shqiptarëve kudo që janë.

Komandant Flamuri
Maqedoni
21.04.2015

Tags: GushincëMaqedoni
Previous Post

Rama dhe Djukanovic takohen në Bruksel

Next Post

Komedia “Jo te gjithë hajduten vijnë për te vjedhur” në QKI Malësia

Next Post

Komedia "Jo te gjithë hajduten vijnë për te vjedhur" në QKI Malësia

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org