• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Marrëveshjet turko-sllave në dëmin tonë ende vazhdojnë

6 Mars, 2015
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fahri Xharra 

Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve . Në fillim ndarss e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.

Historia e jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema . Cilët nga ata i jepnin nder atdheut ? Nuk guxonin apo nuk donin të mendonin shqip ? Një pyetje e cila ndoshta kurrë s’do të ketë përgjegje as pohuese e as mohuese .

Fanatizmi sllav dhe racizmi i tij anti-shqiptarë së bashku me anti-shqiptarizmin turk , herë veqmas  e herë së bashku ; bile edhe sot është aktiv.. . Këmbëngulja për tu mos u shkëputur nga thelbi i së keqes , do të qonte herët a vonë te e verteta e hidhur se gjithmonë janë të njejtë
Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skender Riza).

E lexova , dhe mbeta i habitur . A edhe sot kesaj dite vazhdohet i njejti ritëm i shkapërderdhjes kombëtare:”Në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz diskriminohet gjuha dhe flamuri shqiptar “

Dhe ju lutem , pasi që ta lexoni më thuani a nuk është kjo një vazhdimësi turko sllave për shfarosjen tonë ?

Sot në mënyrë solemne u përurua salla e arsimtarëve në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. ;’ Sponsorizuesi i këtij projekti 11 mijë eurosh, i punuar me standarde të larta, është Agjencia Turke për Zhvillim e Koordinim TIKA.
Shiriti i hapjes së kësaj salle moderne u pre nga drejtori i shkollës Nikollë Dukaj dhe përfaqësuesi i agjencisë turke.
Ishte drejtori Dukaj ai i cili injoroi gjuhën shqipe, duke e përdorë atë vetëm shkurtimisht me një përshëndetje, për ta vazhduar fjalën e rastit në gjuhën malazeze, ku foli gjerësisht për projektin, shkollën dhe planet për të ardhmen.

Në sallën e re ku dhe u zhvillua aktiviteti i përurimit, figuronte flamuri i Malit të Zi dhe Turqisë, por ashtu si dhe gjuha shqipe u injorua edhe Flamuri Shqiptar.

As fjalimi i përfaqësuesit të agjencisë turke nuk u përkthye në shqip, por vetëm gjuhën malazeze. Një injorancë dhe diskriminim i nivelit të tillë është e papranueshme, aq më shumë se ajo është një shkollë ku shumica dërmuese e nxënësve dhe stafit janë shqiptarë, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe mbi të gjitha ajo shkollë gjendet në Malësi.

Drejtori i shkollës, si subjekt udhëheqës i këtij institucioni arsimor, duhet të jetë përgjegjës për këtë akt diskriminues dhe të turpshëm ndaj gjuhës dhe simboleve kombëtare shqiptare.

Në vitet para pavarësisë në parlamentin e Turqisë thuhej : “Rrëziku më i madh i Turqisë , nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët ; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë , të mos mëkëmbët , të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e morri lumi Turqinë .(Jusuf Buxhovi ,Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane.

Ku mbeti flamuri kombetar shqiptar? /eVerteta.al/
IMG_8008

Tags: Fahri XharraMarrëveshjet turko-sllave
Previous Post

Nikollë Gegaj, i quan Cirk veprimet e partive shqiptare

Next Post

Fondi Humanitarë Malësia ndanë bursat

Next Post

Fondi Humanitarë Malësia ndanë bursat

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org