• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 12 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

ORA bashkon qindra fëmijë, ndihmon ata me nevoja të posaçme

14 Nëntor, 2014
in Mërgata, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

ora 01Një ditë e veçantë, ku qindra fëmijë të komunitetit shqiptarë në Michigan u shoqëruan dhe u argëtuan bashkë, ku njëkohësisht dhe u bashkuan fonde për të ndihmuar fëmijët me nevoja të posaçme.

Ishte ky një eveniment nga Organizata e Rinisë Arbnore (ORA) i zhvilluar më 2 nëntor në sallën e Kishës Shën Pali (Michigan) e cila bashkoi rreth 800 veta, ku dominuan të vegjlit e komunitetit shqiptarë në Michigan.

ora 02Përpos shoqërimit dhe argëtimit të fëmijëve, ORA në këtë eveniment bashkoi fonde për të ndihmuar fëmijët të cilët vuajnë nga autizmi.

“Gjithçka kaloi në mënyrën më të mirë, ku falë bujarisë dhe zemërgjerësisë të komunitetit shqiptarë, u grumbulluan fonde të cilat do të përdorën për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga autizmi”, sqarojnë anëtaret e ORA-së.

Ato zgjodhën dy qendra të rëndësishme të cilat luftojnë dhe investojnë në ndihmë të fëmijëve me autizem; fondacionin “Autizmi flet shqip” në Tiranë dhe shkollën “Nënë Tereze” në Malësi, të cilave do tu shkojnë fondet e grumbulluara nga ORA.

I pranishëm ishte edhe Everest Haxhi, Ish- Atasheu Ushtarak ne Ambasadën Shqiptare ne Washington dhe njëkohësisht themeluesi i fondacionit “Autizmi flet shqip”, i cili edhe ndau çertifikatë falënderimi për ORA-në. Një tjetër personazh i njohur i komunitetit, ishte edhe i ftuari nderit, sportisti i mirënjohur i MMA, Adrian Hadribeaj.

ORA falënderon të gjithë donatorët dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme ndihmuan organizim dhe realizimin e kësaj iniciativë.

ora 03“Autizmi është një nga fenomenet më të reja që shoqëria jonë po ndeshet shpesh në ditët e sotshme, fatkeqësisht disa njerëz e injorojnë, lumturisht disa e kuptojnë dhe mundohen të bëjnë të pamundurën për ta suportuar e kjo ishte një arsye që ORA me dëshirë shumë të madhe mori përsipër sensibilizimin e shoqërisë dhe komunitetit ndaj autizmit, por si çdo gjë kërkon suportim shpirtëror edhe material, dhe kush më mirë se Don Fran Kola famullitari i kishës së Shën Palit së bashku me aktivistë të tjerë të kësaj qëndre që mund mbështesin ktë inicijative, dhe ky është vetëm fillimi”, sqarojnë nga ORA.

ORA është themeluar dhe funksionon nga gra dhe vajza të komunitetit shqiptarë në Michigan të cilat janë të vendosura që të ndihmojnë dhe të mbrojnë të pambrojturin dhe këdo që ka nevojë, ashtu si çdo nënë lufton dhe punon për familje e fëmijë të vet. /MALESIA.ORG/

Tags: DiasporaOrganizata e Rinisë Arbnore (ORA)
Previous Post

Romela Begaj kampione e botës në peshëngritje

Next Post

Bojaxhiu, fisi i Nënë Terezes, ka të njëjtën rrënjë me fisin Bojaj

Next Post

Bojaxhiu, fisi i Nënë Terezes, ka të njëjtën rrënjë me fisin Bojaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org