• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Rama: Deklarata e Irinejt, e padëshiruar

2 Qershor, 2014
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter


Edki RamaDeklarata e djeshme e Patriarkut serb, Irinej, se Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë, duket se nuk është përtypur mirë jo vetëm nga opinioni publik, por as nga kryeministri Rama.

Burime pranë kryeministrit thonë se, pakënaqësia e Ramës ndaj deklaratës së Patriarkut serb nuk është mjaftuar thjesht dhe vetëm me bojkotimin e drekës zyrtare, të shtruar dje nga krerët ortodoksë.

Duket se një mesazh të qartë, Rama e ka dhënë edhe gjatë takimit të sotëm protokollar, që ai ka zhvilluar me përfaqësuesit e kishës, mes të cilëve edhe Patriarku serb Irinej.

Burime brenda në takim i’u përgjigjën interesimit të Top Channel mbi ecurinë e takimit, se kryeministri Rama i ka shprehur vizitorëve pakënaqësinë e tij lidhur me deklaratat e Patriarkut serb, duke thënë se futja e opinioneve politike të tij, në mesin e një feste fetare për shqiptarët, ka qenë krejt e padëshiruar.

Rama ka theksuar se komunitetin ortodoks, si çdo komunitet tjetër fetar, nuk e bashkon etnia, por besimi në Zotin pa kufij, ndaj dhe nuk duhet as ta ndajnë kufijtë etnikë e as, aq më pak, ta përfshijnë në debate të së shkuarës për kufijtë etnikë, vetë njerëzit e fesë.

Për më tepër, ka thënë kryeministri, askush që vjen në Shqipëri si përfaqësues i një feje, nuk duhet të harrojë se ky është vendi, ku bashkëjetojnë në harmoni komunitete të ndryshme fetare dhe ky vend multifetar duhet respektuar nga çdo vizitor, siç respekton çdo vizitor.

Fakti që autoritetet më të larta të shtetit ishin mbledhur dje, për të respektuar komunitetin ortodoks dhe kremtuar bashkë me të Katedralen e re, ishte shprehja tradicionale e respektit që ka në këtë vend për çdo fe, e çdo komunitet fetar, mësohet të ketë thënë Rama.

Dhe, – ka vijuar Rama, – Shqipëria është vendi më i gabuar për deklarata, si ato të Patriarkut serb. Pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, ky debat thjesht nuk ekziston më dhe deklaratat në fjalë thjesht nuk respektuan as vendin, as komunitetin ortodoks shqiptar e, padyshim, as komunitetet e tjera, duke e cënuar fatkeqësisht gëzimin për ngjarjen madhështore.

“Irinej, duart me gjak shqiptarësh” 

Pas vizitës së Patriarkut të Serbisë, Irinej, në Tiranë, në shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, dhe pas intervistës së tij në Top Channel, ku deklaroi se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, të shumta kanë qenë reagimet, pa përjashtuar këtu as liderët politikë.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar deklaratat e Irinejt, duke e cilësuar atë armik të egër të shqiptarëve, por, në të njëjtën kohë, ka cilësuar si historike ngjarjen e shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

“Ultranacionalisti Irinej, që ka duar dhe shpirt të lyer me gjak shqiptarësh, i cili kurrsesi nuk duhej ftuar, me deklaratat e tij dhe huliganët, që e shoqëronin me aktet e tyre, dëshmuan se kanë ardhur me qëllim, pikërisht ta shndërrojnë këtë akt të madhërueshëm hyjnor, në një akt sherri të turpshëm”, – shkruan Berisha në Facebook.

Edhe në këtë rast, Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke deklaruar se Irinej është nuni i vizitës së tij në Beograd.

Po ashtu, lidhur me vizitën dhe deklaratat e Patriarkut Irinej, me anë të rrjetit social Facebook ka reaguar dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Kjo vizitë nuk ka të bëjë as me liri të besimit, as me dialog ndërfetar, e as me ndonjë liberalizëm tjetër. Unë e di që, shumica e popullit shqiptar, kudo që janë, nuk pajtohen me këtë vizitë. Kjo nuk është as ndonjë shenjë lidershipi i guximshëm. Kjo është nënshtrim dhe mosrespektim i vetvetes. Kur nuk e respektojmë vetveten, nuk do të na respektojë askush. A mendoni çka do të thoshin rilindasit sot? Çka do të thoshte Noli? Vite të tëra sakrificë humbën me një vendim koti. Kemi nevojë që populli shqiptar, po e them populli, përfundimisht të tregojë një vetëbesim e vetërespekt”, – shkruan Ahmeti.

Në fund, Shpend Ahmeti ka theksuar se nuk do të pranojë, që kjo të shfrytëzohet si përçarje e kombit. “Kjo është thjesht një shenjë e një lidershipi të dobët, udhëheqësi e kompleksuar dhe politikë amatore”, – deklaron kreu i Komunës së Prishtinës. / Top Channel/

Kush është Anastas Janullatos dhe si u bë Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë?

Anastas Janullatos (lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi).

Nga 1992 fronëzohet si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mes kundërshtimit të ortodoksëve shqiptare siç shihet dokumentohet dhe në filmimet e bëra gjatë shpalljes së zgjedhjes së tij. Kundërshtimet erdhën pasi Anastas Janullatos nuk ishte shqiptar dhe kjo do të bënte që kisha shqiptare ortodokse të humbte mëvetësinë (autoqefalinë).

Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë.

Kritikat kryesore ndaj Janullatosit përqendrohen te qenia e tij me kombësi greke, dhe i ardhur nga Greqia, dhe marrëdhënieve të ndera mes Shqipërisë e Greqisë, si dhe menyrës se si ai u emërua si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar: a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare. b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it. c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për nga kombësia, as për nga shtetësia.

Me këtë rast duhet vënë në dukje se delegacioni i Kostandinopojës e argumentoi emërimin e metropolitit grek si kryepeshkop i Shqipërisë jo në statutin themeltar të kishës të miratuar nga Patriarkana me “Tomin” e saj më 1937, por me kushtetutën e miratuar gjatë regjimit komunist më 1950, i cili parashtronte si kusht vetëm shtetësinë shqiptare, në një kohë kur A. Janullatosi nuk kishte as nënshtetësinë shqiptare.[3]

Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës me seli në Boston nën kryesinë e At A. Liolinit, kur mori vesh përgatitjet për shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lëshoi më 30 korrik 1992 këtë deklaratë:

Ne protestojmë vendimin e Patriarkut ekumenik në Stamboll që një prift me kombësi greke të bëhet kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuteve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në të kaluarën të gjithë klerikët permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarët, kanë qenë shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipëri janë pritur me mirënjohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Kishën Ortodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë me kombësi shqiptare. Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos më 3 qershor
Edi-Rama-Janullatos
1991, premton se puna e tij në Shqipëri si një i dërguar i veçantë ekleziastik do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rimëkëmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ne mendojmë se për të qenë Kisha Ortodokse Shqiptare vetëqeverisëse dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët dhe sidomos kryepeshkopi të jenë me kombësi dhe nënshtetësi shqiptarë.[4]

Kritika të tjera mbështeten në përzierjen e tij si kreu i K.O.A.SH. në çështje politike, si në rastin e vrasjes së një të riut në Himarë, ku Janullatos u shpreh me tone etnike ndaj ngjarjes.[5] Skandali i zhvarrimit të eshtrave të fshatarëve nga Përmeti pët t’i varrosur si ushtarë grekë, ishte një tjetër skandal që preku K.O.A.SH.-in dhe Janullatosin si kreun e saj.

Tags: Edi RamaPatriarku IrinejSali BerishaShpend Ahmeti
Previous Post

Shenjtërohet Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, krerët e Ortodoksisë botërore në Tiranë

Next Post

Njoftim: Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së mjedisit – Ekspozita e fotografive “Bukuritë natyrore të Malësisë”

Next Post

Njoftim: Dita ndërkombëtare e mbrojtjes së mjedisit - Ekspozita e fotografive "Bukuritë natyrore të Malësisë"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org