• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Qendrimi i diasporës shqiptare ndaj zgjedhjeve të 25 majit

12 Maj, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

shoqatat_diasporeZgjedhjet e 25 Majit në Mal të Zi përbëjnë edhe një mundësi,që shqiptarët e atjeshëm të dëshmojnë,se kur kërcënohen interesat kombëtare,dijnë të bashkohen dhe ato interesat t’i vejnë mbi interesat e ngushta partiake.

Ne,shqiptarët në diasporë i ndjekim me shumë vëmëndje veprimet dhe qendrimet e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi,ndjekim mënyrën se si i ndërtojnë koalicionet,me kë bashkëpunojnë dhe me kë rreshtohen.Ne gjykojmë,se çdo subjekt politik apo individ,është i pavarur në vendimmarrjet e veta lidhur me zgjedhjet në fjalë.Njëkohësisht jemi të vetëdijshëm edhe për peshën dhe përgjegjësinë morale ,që bart çdo subjekt politik dhe çdo individ i veçantë gjatë marrjës së vendimit të gabuar,të pafalshëm dhe joparimor,duke mos e hedhur votën aty,ku kërkojnë interesat kombëtare në raport me interesat e ngushta partiake dhe personale.

Ne u drejtohemi dhe u bëjmë thirrje atyre që kanë vendosur ta konsumojnë të drejtën e tyre elelemntare, pra të drejtën e votës dhe të dalin në zgjedhje,votën e tyre ta japin vetëm për subjektet kombëtare shqiptare.U bëjmë thirrje gjithashtu që të bashkohen dhe t’i unifikojnë qendrimet dhe programet,se vetëm ashtu bëhen më të fortë,rrisin peshën dhe ndikimin e tyre, si një trup i vetëm.

Ne u themi atyre,të cilët mund të jenë rreshtuar dhe mund të kenë krijuar aleanca te gabuara me partitë, të dëshmuara si antishqiptare dhe me qellime të këqia përçarëse,që t’i rishikojnë edhe njëherë me mençuri,sa nuk është vonë,vendimet e veta parazgjedhore.

Ne,shoqatat e juaja në diasporë,do të punojmë pa u lodhur dhe me përkushtimin maksimal e vendosmëri,për të ju përkrahur e për të ju dalë zot juve në vendlindjën tonë të përbashkët,do ta ngrejmë

fuqishëm zërin dhe do të konsumojmë gjithë ndikimin tone në të gjitha instancat ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve nën Malin e Zi.

Fondacioni “ Plavë-Guci “ në New York.
Shoqata Atdhetare “ Malësia e Madhe “ në Detroid.
Shoqata Atdhetare’’ Ana e Malit’’- New York
Fondacioni “ Dedë Gjon Luli “ në New York.
Fondacioni “ Dom Simon Filipaj “ në New York.
Fondacioni Humanitar “ Malësia “ në New York.
Shoqata Atdhetare “ Kraja “ në New York.
Shoqata Atdhetare “ Ulqini “ në Çikago.

New York, Detroit, Chicago
11 Maj 2014

Tags: DiasporaZgjedhjet Lokale 2014
Previous Post

Emisioni “Studio e Hapur” me mysafir Prof. Dr. Martin Berishaj

Next Post

Studio e Hapur – Zgjedhjet Lokale 2014 (video)

Next Post

Studio e Hapur – Zgjedhjet Lokale 2014 (video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org