Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se siguria e Kosovës është e lidhur drejtpërdrejt me atë të Shqipërisë. Në një intervistë për median turke “Türkiye Today”, Rama theksoi se çdo cenim i Kosovës do të prekte edhe Shqipërinë.
Deklarata e tij erdhi në kontekst të tensioneve politike me Serbinë dhe komenteve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë. Rama nënvizoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe se stabiliteti në rajon mbetet thelbësor.
/MALESIA.ORG/


