• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Po, po; Dedë Gjo Luli ishte takuar me mbretin Nikolla dhe arsyet dihen!

(Shqiptari në foto nuk ëshzë Dedë Gjon Luli, pavarësisht burimit...!)

9 Mars, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
Po, po; Dedë Gjo Luli ishte takuar me mbretin Nikolla dhe arsyet dihen!
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Gjokë Gojçaj (facebook: Bashkim Kombi)

Nëse shqiptari në këtë fotografi është vërtet Dedë Gjo Luli (gjë që unë nuk e besoj fare; as përnga tiparet e ftyrës, as përnga veshja), atëherë aq më mirë!

Nënvizoj: Dedë Gjon Luli, asnjëherë nuk është evidentuar të ketë veshur branavekë.

Megjithatë, kjo do të ishte edhe një dëshmi fotografike që përforcon atë që është shkruar prej kohësh në libra dhe studime: se Dedë Gjo Luli ka pasur takime edhe me Kral Nikollën e Malit të Zi.

Dokumente të tilla janë të mirëseardhura, ndonëse nuk është se ato nuk kanë rënë në dorë të studiuesve, edhe më parë. Zbulimi i “ujit të nxehtë” mund t’i duket zbulim kolosal vetëm dikujt që sapo i është ndërprerë gjiri i nënës.

Kur lexon dokumentet që tregojnë se Dedë Gjo Luli, në një rast, në vendin e quajtur Vrella e Ribnicës, afër Podgoricës, në vitin 1910, është takuar me Kral Nikollën – në kuadër të përpjekjeve të malësorëve për ta internacionalizuar çështjen e tyre – askujt me logjikë të shëndoshë nuk i shkon ndër mend të pyesë: çfarë kërkonte Deda aty? Aq më pak të ndërtojë narrativa për komplote apo tradhti të tij kundër trojeve të veta.

Në fakt, një kohë edhe vetë Deda kishte qëndruar në Mal të Zi, si mijëra refugjatë të tjerë. Si udhëheqës ushtarak i atyre maleve, është krejt e natyrshme që të ketë pasur kontakte me autoritetet malazeze. Por për shkak të mungesës së kushteve dhe teknikës së kohës, nuk kemi fotografi apo incizime të mjaftuara, të cilat sot do të kishin vlerë të madhe historike.

Ato pak fotografi që shfaqen sot si “fakte memece”, vetëm armiqtë nxitojnë t’i interpretojnë si prova komplotesh e tradhtishë. Në vend të kësaj, ato duhet të shihen në kontekstin historik dhe të vlerësohen sakrificat e Dedë Gjo Lulit – si rrallë të ndonjë tjetri – për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Fakti që ato troje, disa vite më vonë, me vendim të Fuqive të Mëdha, ranë nën Malin e Zi, nuk e vë aspak në dyshim vendosmërinë e Dedë Gjo Lulit dhe të besnikëve të tij për të luftuar deri në shfarosje, që ato troje të mos binin nën një pushtues tjetër, i cili në të vërtetë priste momentin për t’i përpirë sa më parë.

Sot, kur lexuesit i paraqitet një fotografi e asaj kohe, në një epokë kur “fabrikat” për prodhimin e patriotëve dhe tradhtarëve punojnë pa ndalur, ditë e natë, është e kuptueshme që mund të arrihet një efekt i caktuar propagandistik – siç e kam vënë re edhe nga reagimet që kanë pasuar.

Dëshirat e sëmura për të përbaltur figurat më të mëdha të kombit tonë, në shërbim të agjendave antishqiptare, janë tepër të rrezikshme – edhe kur mbeten vetëm në tentativë.

Megjithatë, figura e Dedë Gjo Lulit u ka mbijetuar të gjitha goditjeve të ulëta. Ajo vazhdon të mbetet e njëjtë: një figurë rreth së cilës janë shkruar qindra libra e dokumente dhe që jeton në qindra këngë nëpër trojet shqiptare dhe jashtë tyre. Jo vetëm që mbetet figurë e pamposhtur, por çdo ditë bëhet edhe më e lartësuar dhe më e admiruar nga shqiptarët e ndershëm.

Edhe nëse “studiuesi” në fjalë sjell fotografi të tjera si kjo, ai sërish duhet falënderuar për efektin e kundërt që prodhon: sepse në përpjekje për të hedhur baltë, në të vërtetë nxjerr në dritë të kundërtën e asaj që kishte synuar.

Megjithatë, ky djalosh do të bënte mirë të kujdeset për figurën e vet, që një ditë ata malësorë të Dedë Gjo Lulit të mos pendohen për zemërbardhësinë që kishin treguar ndaj familjes së tij.

Ose… diçka tjetër.

——

Shikojini montimet me poshtë! Shiheni si duket Dedë Gjo Luli!

Dy fotografitë e shqiptarit në fotot anësore, janë falcifikatë. Vetëm kjo në qendër është fotografia e Dedë Gjon Lulit.
Dy fotografitë e shqiptarit në fotot anësore, janë falcifikatë. Vetëm kjo në qendër është fotografia e Dedë Gjon Lulit.
Tags: Dedë Gjon LuliGjokë Gojçaj
Previous Post

Hotiani dhe krajani që sfiduan burgun, perandoritë dhe frikën

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org