Është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për ngritjen e memorialit të Heroit Kombëtar, Dedë Gjon Luli, në Tuz. Lajmin e ka bërë të ditur iniciatori dhe financuesi i projektit, Gjergj Prenkoçaj.
Sipas Prenkoçajt, lidhur me këtë iniciativë është zhvilluar një takim me Kryetarin e Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, gjatë të cilit është diskutuar vendosja e shtatores së heroit kombëtar në qendër të qytetit.
Gjatë takimit është prezantuar projekti me të gjitha të dhënat dhe informacionet e nevojshme administrative dhe teknike që lidhen me realizimin e tij.
Prenkoçaj bëri të ditur se nga kryetari i komunës ka marrë përkrahje dhe zotimin se do të bëhen përpjekjet maksimale që projekti të realizohet sipas kërkesës së paraqitur.
/MALESIA.ORG/



