Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, së bashku me sekretaren e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale, znj. Marina Ujkaj, priti në një takim përfaqësuesen e përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Mal të Zi, znj. Ekaterina Paniklova, zëvendësen e saj, znj. Silke Hollander, si dhe udhëheqësen e ekipit për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të gjelbër, znj. Aleksandra Kiković.
Takimi i punës ishte një mundësi për shkëmbim mendimesh mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Tuzit dhe UNDP-së, në përputhje me prioritetet zhvillimore të komunitetit lokal. U diskutua për forcimin e kapaciteteve institucionale, avancimin e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore, si dhe për nisma që mund të kontribuojnë në procesin e integrimit evropian të Malit të Zi në nivel lokal.
Kryetari prezantoi shembuj të praktikave të mira në zhvillimin e komunitetit lokal, përfshirë bashkëpunimin e suksesshëm me diasporën, ndërsa UNDP prezantoi modele bashkëpunimi dhe qasje inovative që mund të përshtaten me nevojat e komunës dhe të përmirësojnë më tej iniciativat lokale.
Në takim u dakorduam edhe për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, i cili do të përcaktojë drejtimet konkrete të projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë.


