• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj

17 Shkurt, 2026
in Lajme, Headline
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja Haxhiu priti në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë.

Në takim i diskutua për marrëdhëniet e ngushta që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tyre, sidomos në rrafshin parlamentar.

Kryetarja Haxhiu e njohu z. Camaj me procesin e krijimit dhe konsolidimit të institucioneve të reja në Kosovë, të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe me përkushtimin e tyre për forcimin e rendit demokratik, sundimit të ligjit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social të vendit.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, uroi kryetaren Haxhiu për përvjetorin e pavarësisë së Kosovë dhe po ashtu për detyrën e saj të re në krye të Kuvendit të Kosovës.

Z. Camaj theksoi përkushtimin e shtetit malazez për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, në frymën e bashkëpunimit e të miqësisë, si dhe konfirmoi mbështjen për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Kryetarja Haxhiu dhe nënkryetari Camaj diskutuan gjithashtu për mundësitë e avancimit të marrëdhënieve midis dy parlamenteve, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira legjislative, përfshirë këtu grupet e miqësisë, si një instrument i rëndësishëm i bashkëpunimit parlamentar.
Kuvendi i Repubikës së Kosovës

 

Previous Post

Kosova feston Ditën e Pavarësisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org