• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Kompetenca dhe Ndikimi: Të Rinjët e Ulqinit dhe Malësisë bashkë në një program të ri

17 Shkurt, 2026
in Lajme, Headline
Kompetenca dhe Ndikimi: Të Rinjët e Ulqinit dhe Malësisë bashkë në një program të ri
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën me datë 17.02.2026, në ambientet e Hotelit Nobel në Ulqin, u bë inaugurimi zyrtar i projektit “Të rinjtë liderë – nga ideja tek ndikimi”, nga OJQ  Horizonti i Ri, projekt ky i cili synon fuqizimin e të rinjve dhe rritjen e rolit të tyre aktiv në komunitet dhe në proceset vendimmarrëse.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të qeverisjeve vendore, të shkollave të mesme, institucioneve publike,mësimdhënës si dhe aktivistë të rinj nga Ulqini dhe Tuzi të cilët theksuan rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në jetën publike dhe zhvillimin e iniciativave lokale.

Takimi u hap me fjalë mirëseardhjeje dhe prezantimin e projektit nga ekipi realizues, ndërsa më pas vijuan fjalimet përshëndetëse nga përfaqësuesit e institucioneve: Edon Çaushi nga Komuna e Ulqinit, Kristjan Gjokaj nga Komuna e Tuzit, Marina Kastrati nga Qendra për Punë Sociale – Ulqin, ArditaKovaçeviq nga Shkolla e Mesme “Vëllazërimbashkim” Ulqin dhe Sehad Lulanaj nga Gjimnazi “25 maji” Tuz.

Gjatë aktivitetit u prezantuan objektivat dhe aktivitetet e projektit, i cili do të përfshijë trajnime, hulumtime, vizita studimore me të rinjtë.

Pas pjesës zyrtare u zhvillua diskutimi i hapur me pjesëmarrësit e projektit, ku të rinjtë prezantuan ide dhe sfida me të cilat përballen në komunitetet e tyre, si dhe mënyrat konkrete për t’i shndërruar ato në iniciativa me ndikim real. Aktiviteti përfundoi me një drekë të përbashkët dhe rrjetëzim ndërmjet pjesëmarrësve.

Projekti zbatohet nga OJQ “Horizonti i Ri” në partneritet me OJQ “Këndi i Tolerancës”, në kuadër të Thirrjes Publike “Tërinjtë – krijuesit e së ardhmes” për financimin e projekteve dhe programeve të organizatave joqeveritare në fushën e kujdesit shoqëror për fëmijët dhe të rinjtë për vitin 2025, mbështetur nga Ministria e Sportit dhe e Rinisë.

Previous Post

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org