Në Gjermani, studiuesi shqiptar Dr. Martin M. Bojaj ka dorëzuar punimin e tij më të ri shkencor, ku prezanton një qasje të re teorike që lidh ekonominë me konceptet e fizikës kuantike, duke propozuar një kornizë inovative për të kuptuar dhe parashikuar dinamikat makroekonomike.
Në këtë studim, ai zhvillon një teori sipas së cilës informacioni ekonomik trajtohet si një strukturë në hapësirën Hilbert, duke ofruar një mënyrë të re për të analizuar pasiguritë, ndryshimet e regjimeve dhe ndërveprimet komplekse në ekonomi.
Sipas Dr. Bojaj, kjo qasje nuk synon të “kuantizojë” ekonominë në kuptimin fizik, por të përdorë matematikën kuantike si një gjuhë më të pasur për të përshkruar realitetin ekonomik. Punimi i tij po tërheq interes në qarqet akademike si një kontribut drejt zhvillimit të metodave të reja në parashikimin ekonomik dhe në forcimin e lidhjeve ndërdisiplinore mes ekonomisë, matematikës dhe shkencave kuantike”.
Albert Camaj


