• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 9 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Në Ulqin u mbajt tryezë e rrumbullakët mbi Draft-ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave

9 Shkurt, 2026
in Lajme, Headline
Në Ulqin u mbajt tryezë e rrumbullakët mbi Draft-ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, në Ulqin, u mbajt një tryezë e rrumbullakët me temë: Draft-ligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të shoqatave joqeveritare, këshillave kombëtar, gazetarë, si dhe përfaqësues të Komunës së Ulqinit.

Të pranishmit i përshëndeti z. Arben Xhurreta, Drejtor i Përgjithshëm për Popujt Pakicë dhe Pakicat e tjera Kombëtare në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi.

Në fjalën e tij, Xhurreta theksoi se, pas Kushtetutës së Malit të Zi, Ligji mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave përbën bazën kryesore për mbrojtjen dhe përmirësimin e pozitës së të gjithë popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë në Mal të Zi. Ai nënvizoi se shteti, në përputhje me Kushtetutën, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë qytetarët, si dhe mbrojtjen e të drejtave të veçanta të pakicave.

Sipas tij, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, me qëllim të avancimit të kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave, ka njohur nevojën për ndryshimin e ligjit ekzistues. Për këtë arsye, Ligji për ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji është përfshirë në Programin e Anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Ministria ka formuar një grup pune të përbërë nga përfaqësues të institucioneve përkatëse, gjashtë këshilla kombëtare, dy ekspertë dhe, në cilësinë e vëzhguesit, Avokatin e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive të Malit të Zi. Në bazë të propozimeve dhe sugjerimeve të këtij grupi, është përgatitur Draft-ligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, i cili është dërguar në debat publik.

Debati publik do të zgjasë 20 ditë nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Ministrisë dhe në portalin e e-Qeverisjes. Gjatë kësaj periudhe janë planifikuar katër tryeza të rrumbullakëta: në Ulqin, Tivat, Rozhajë dhe Podgoricë. Gjithashtu, gjatë hartimit të këtij draft-ligji janë marrë parasysh edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Në fund të fjalës së tij, z. Xhurreta falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe shprehu shpresën se debati publik do të sjellë komente dhe propozime shtesë, me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të tekstit të draft-ligjit.
Malesia.org

Previous Post

Prindërit në Shqipëri rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët! Ja cilët kryesojnë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org