• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 8 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Vazhdimi i politikës diskriminuese të pushtetit ndaj shqiptarëve në Mal të Zi

6 Janar, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
Vazhdimi i politikës diskriminuese të pushtetit ndaj shqiptarëve në Mal të Zi

Processed with MOLDIV

Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria dhe institucionet shtetërore kanë zhvilluar një fushatë agresive ndaj shqiptarëve, që pavarësisht se në pamje të parë mund të duken se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, të lënë përshtypjen e veprimeve të sinkronizuara si pjesë e strategjisë shtetërore për t’i mbajtur shqiptarët vazhdimisht nën presion.

Shkruan: Ismet Kallaba

Viti 2025 ishte një vit shumë aktiv për shqiptarët në Malin e Zi, i karakterizuar nga vazhdimi i politikës diskriminuese të pushtetit ndaj trevave ku jetojnë shqiptarët dhe përpjekjet e tyre për t’i mbrojtur të drejtat e veta – historike, politike, ekonomike, gjuhësore, kulturore etj. Qeveria dhe institucionet shtetërore kanë zhvilluar një fushatë agresive ndaj shqiptarëve, që pavarësisht se në pamje të parë mund të duken se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, të lënë përshtypjen e veprimeve të sinkronizuara si pjesë e strategjisë shtetërore për t’i mbajtur shqiptarët vazhdimisht nën presion.
Ndërrimi i pushtetit në Malin e Zi nuk e ka ndryshuar aspak politikën dhe qasjen shtetërore ndaj shqiptarëve dhe trevave ku ata jetojnë. Bile në disa segmente, politika e Qeverisë aktuale është haptas më diskriminuese. Atë që nuk ka arritur ta bëjë përmes formave të tjera, Qeveria e Malit të Zi është përpjekur ta bëjë përmes de facto pushtimit ekonomik, nën pretekstin e projekteve gjoja zhvillimore që rrezikojnë jo vetëm zhvillimin e qëndrueshëm, por edhe të ardhmen e banorëve të trevave shqiptare dhe ndryshimin e strukturës demografike të popullsisë. Objektiv i këtij sulmi ka qenë sidomos Ulqini, si qytet dhe komunë me potenciale të mëdha zhvillimore, duke i detyruar qytetarët e tij të protestojnë në mbrojtje të pronës publike. Do të mbahet mend se për të parën herë në historinë e tij, Dita e Komunës së Ulqinit është shënuar me një protestë të organizuar nga vetë pushteti vendor!

Përfaqësimi i shqiptarëve në pushtetin qendror nuk është pasqyrë reale e pozitës së tyre. Politika shqiptare dhe politikanët shqiptarë në Malin e Zi duhet ta kuptojnë se para se t’u shërbejnë interesave shtetërore të Malit të Zi, duhet t’i shërbejnë vetvetes (shqiptarëve)

Krahas sulmeve me karakter ekonomik, ka pasur edhe sulme që prekin identitetin gjuhësor dhe kombëtar të shqiptarëve. Ministria e Kulturës dhe Mediave përdor standarde të dyfishta – duke urdhëruar prishjen e bustit të Isuf Çelajt, ndërkohë që toleron objektin ilegal në formën e kishës në Rumi, të vendosur nga Kisha Ortodokse Serbe.
Përballë kësaj ofensive shtetërore, shqiptarët në Malin e Zi janë vazhdimisht në defensivë, shpesh të papërgatitur ndaj skenareve antishqiptare, dhe të pambrojtur nga dy shtetet shqiptare – Shqipëria dhe Kosova. Politika shqiptare në Mal të Zi rrallëherë flet me një zë dhe të shpeshtën nuk është politikë proaktive, por pasive dhe e reagimit.
Përfaqësimi i shqiptarëve në pushtetin qendror nuk është pasqyrë reale e pozitës së tyre. Përkundër faktit se janë më të përfaqësuar se kurrë në pushtetin qendror, partitë shqiptare dhe përfaqësuesit e tyre shpeshherë janë vetëm dekor i një qeverie që mbisundohet nga partitë proserbe. Aq sa politikanët shqiptarë ndjehen të humbur në vorbullën e kësaj politike proserbe, e cila është antishtetërore dhe i shërben haptas “Botës Serbe” të Aleksandar Vuçiqit. Së fundmi, politika shqiptare dhe politikanët shqiptarë në Malin e Zi duhet ta kuptojnë se para se t’u shërbejnë interesave shtetërore të Malit të Zi, duhet t’i shërbejnë vetvetes (shqiptarëve).

Tags: Ismet KallabaShqiptarët në Mal të Zi
Previous Post

SHBA kanë kryer një goditje ushtarake ndaj Venezuelës

Next Post

Shiu i vazhdueshëm në Malësi shkakton vërshime

Next Post
Shiu i vazhdueshëm në Malësi shkakton vërshime

Shiu i vazhdueshëm në Malësi shkakton vërshime

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org