• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 19 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Përpjekjet e vazhdueshme sllave për falsifikimin e historisë dhe kulturës shqiptare

16 Dhjetor, 2025
in Opinione/Editoriale, Headline
Përpjekjet e vazhdueshme sllave për falsifikimin e historisë dhe kulturës shqiptare
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Nikë Gashaj

Në shkencën shqiptare dhe nga shumë autorë të huaj prejardhja ilire dhe autoktonia e shqiptarëve është e vërtetuar. Për shkak të hapësirës së kufizuar, po fokusohem vetëm në disa hulumtues të njohur shkencorë.
Filozofi i njohur Gotfrid Vilhelm Lajbnic (1646-1717) u mor me lidhjen e shqipes me gjuhët e tjera. Në letrën e tij të 10 dhjetorit 1709, e cituar më 1897 në revistën “Albania” në Rumani, deklaroi se në bazë të studimeve të tij është bindur se ”shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë”.
Historiani suedez Hans Erik Tunman (1746-1778), profesor universitar në Gjermani, ishte një nga shkencëtarët e parë që është marrë me studimin e origjinës së gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine e bizantine dhe studioi fjalorin trigjuhësh të Teododhor Kavaljotit (greqisht, sllavisht e shqip), të botuar më 1770. Në veprën e tij për historinë e popujve të Evropës Lindore (1774) arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire.
Johan George Von Han (1811-1869), teoricien austriak, është marrë me studimin e gjuhës shqipe së bashku me gjuhëtarin Konstandin Kristoforidhi. Më 1854 ai botoi veprën e tij, me tre vëllime, “Studimet shqiptare” mbi kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare. Ai ishte, ndoshta i pari që studioi fjalorin e ilirishtes së vjetër. Ai vërtetoi se shumë emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire. Në bazë të studimeve të tij arriti në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e ilirishtes.
Gjuhëtari i njohur, Franc Bop (1791-1867), profesor në Universitetin e Berlinit, botoi veprën e tij më 1854, duke vërtetuar përfundimisht se shqipja bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër në Evropë.
Gustav Majer (1850-1900), profesor në Universitetin e Gracit dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, botoi më 1883 studimin e tij “Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane”. Ai njihet veçanërisht për hartimin e “Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe”, më 1891. Në sajë të studimeve të thella shkencore, arriti në përfundimin se gjuha shqipe rridhte nga ilirishtja dhe përbënte një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.
Maksimilian Lamberc (1882-1963), pas vizitës që bëri në Shqipëri si emisar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, menjëherë u shqua si studiues i folklorit dhe mitologjisë shqiptare. Pastaj, në Lajpcig i vazhdoi studimet në fushën e albanologjisë, mbajti leksione rreth saj në universitet dhe në vitet 1954-1959 hartoi dhe botoi Veprën mbi gjuhën shqipe, në tre vëllime. Në studimet e tij mbështeti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët dhe të gjuhës shqipe nga ilirishtja.
Studiuesi Edvin Zhak (Edwin Jacques) thekson: “Nuk ka pikë dyshimi që shqiptarët e sotëm janë historikisht pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve”.
Studiuesi francez Serge Metais shkruan: “Sipas të gjithë treguesve – pikësëpari, për shkak të vetë gjeografisë – ilirët kanë qenë praardhësit e shqiptarëve. Në prag të pushtimit romak, ata zinin të gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit, nga Istra deri në Epir. Në brendësi të gadishullit, ata ishin vendosur, në veri, të paktën deri te rrjedha e lumit Sava dhe, në lindje, deri te Morava e Jugut dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit”. Më tutje studiuesi Metais shton: “Në shekullin II të erës sonë, kur ilirët ndodheshin nën zgjedhën romake, gjeografi Ptolemeu bënte fjalë për ekzistencën e një fisi të albanëve (Albanoi), kryeqyteti i të cilëve qenkësh Albanopolis”.
Profesor Eqrem Çabej (1908-1980), pa dyshim, është figura më e shquar në fushën e albanologjisë. Për gati gjysmë shekulli ai bëri studime, botoi vepra të shumta nga gjuha dhe letërsia shqipe, ndonëse bëri hulumtime edhe në lëmin e etnografisë, folklorit dhe etimologjisë, leksikologjisë, të origjinës së gjuhës shqipe, marrëdhënieve të saj me gjuhë të tjera indoevropiane dhe njësimin e normës letrare. Në bazë të studimeve subtile shkencore arriti në përfundimin se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe të banorëve të parë indoevropianë në Ballkan. Kumtesa e tij gjuhësore në Kolokiumin e Parë mbi Studimet Ilire (15-20 shtator 1972) dhe shkrime të tjera të shumta”vërtetuan në mënyrë bindëse origjinën ilire të gjuhës shqipe dhe autoktoninë e popullit shqiptar”.
Profesor Androkli Kostallari, ish-drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, arriti po të njëjtin përfundim si dhe kolegu i tij Çabej. Gjithashtu, Aleks Buda, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në një konferencë që drejtoi, më 2-4 korrik 1982, theksoi ”vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe autoktoninë e shqiptarëve në trevat e tyre”.
Mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar janë marrë dhe profesorët e njohur Shaban Demiraj, Mahir Domi e të tjerë.
Në Enciklopedinë e Përgjithme të Entit Leksikografik të Jugosllavisë (Zagreb, 1977, fq. 81) thuhet: ”Shqiptarët, popull me prejardhje indoevropiane thrakase-ilire. Banorët më të vjetër në Shqipëri kanë qenë ilirët; vetë emri shqiptar rrjedh nga emri ilir – i fisit Albana”.
Historiani dhe akademiku i njohur serb, Radeta Mihalçiq, autor i librit të historisë së klasës së 6-të të shkollës fillore në Beograd (2014), ka shkruar ndër të tjera: “Shqiptarët janë vendas -autoktonë të Gadishullit Ballkanik dhe ata kanë ardhur në të shumë më herët se sllavët. Për ta bërë më të qartë, flasim për ilirët, që banonin në trojet e Ballkanit Perëndimor, prej nga kanë dalë më vonë shqiptarët, të cilët u quajtën kështu nga popujt dhe shtetet e Evropës Perëndimore. Prandaj, shqiptarët si popull i veçantë dhe autoktonë janë me origjinë ilire dhe janë të vetmit që e kanë ruajtur gjuhën, zakonet dhe veçantitë e tjera kombëtare”.
Ai thotë se Stefan Nemanja dikur i kishte okupuar territoret e Shqipërisë së veriut. Më tutje nënvizon se sllavët kanë ardhur në Kosovë dhe aty i kanë gjetur ilirët, që janë shqiptarët e sotëm, dhe ua kanë marrë-plaçkitur shtëpitë dhe arat, andaj ata kanë qenë të detyruar të dalin në mal – bjeshkë dhe të kujdesen për bagëtinë e tyre. Me këtë autori dëshmon se serbët kanë qenë pushtues të tokave shqiptare.
Rreth këtij libri pati shumë polemika në opinionin publik dhe kritika. Në veçanti, kritikat më të mëdha i ka pasur nga Kisha Ortodokse Serbe, në krye me Patriarkun Irinej, i cili pohimin e autorit Mihalçiq se shqiptarët janë popull autokton të Ballkanit me origjinë ilire, e quajti të pavërtetë, një turp i paparë për popullin serb, i cili i ka rrënjët e veta dhe historinë e vet. “Fakti që dikush po përpiqet ta rishikojë historinë tonë me gënjeshtra, se serbët e paskan okupuar Kosovën në të kaluarën historike të banuar nga shqiptarë, paraqet një skandal të madh“, thotë Irinej.
Në anën tjetër, ish-profesori i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Beogradit, historiani Rade Mihalçeviq, autor i tekstit të diskutueshëm, është përgjigjur duke theksuar se qëndron pas të gjitha konstatimeve dhe qëndrimeve historike që përmban libri në fjalë, dhe se ato janë rezultat i një hulumtimi të tij afatgjatë. “Ajo që mund të garantoj me emrin dhe mbiemrin tim personal është se nuk ka absolutisht asnjë gabim në libër. Së pari, e kam lexuar tërësisht të gjithë literaturën mbi temën dhe gjithçka që kam shkruar bazohet në fakte historike“, ka theksuar ai.
Mirëpo, teksti shkollor u modifikua në bazë të vërejtjeve që Patriarku Irinej i dërgoi ministrit të Arsimit të Serbisë, në mars 2014. Prandaj, nën presionin e Kishës Ortodokse serbe, Ministria e Arsimit dhe Enti për Tekste Mësimore, nga libri në fjalë i hoqën faktet historike se shqiptarët janë autoktonë në Ballkanin Perëndimor dhe se janë me origjinë ilire.
Sikurse në kohët e kaluara, edhe sot në vazhdimësi nga autorë të ndryshëm dhe qarqe antishqiptare ka orvajtje për mohimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve për qëllime të caktuara hitorike dhe politike. Për shembull, ish-deputetja Prof. dr. Jelisava Kaleziq në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 2016, u shpreh: “Nuk është e vërtetë teza se shqiptarët janë me prejardhje ilire“.
Në gazetën”Dan”, më 21 korrik 2016, Akademiku Zoran Llakiq nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, botoi një artikull në të cilin e mohon prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre. Ai thekson, ndër të tjera: “Shqiptarët janë të ardhur nga Rumunia në Mat, përmbi Tiranë në shekullin X të erës tonë. Ndërsa në vitin 548 të erës sonë, në Durrës kanë ardhur serbo-malazezët“. Më tutje Llakiqi thotë: “Shqiptarët në tërë hapësirën ku jetojnë, jo vetëm që nuk janë popull autokton, por as pakicë kombëtare. Në të vërtetë ata janë diasporë“.
Pas kësaj, më 24 korrik 2016, në gazetën “Dan” botova një artikull, ku paraqita disa të dhëna shkencore nga autorë të huaj dhe shqiptarë mbi prejardhjen ilire dhe autoktoninë shqiptare, duke marrë parasysh faktin se kjo gazetë lexohet mjaft në Mal të Zi. Në këtë mënyrë e përgënjeshtrova artikullin e Akademikut Zoran Llakiq.
Me sa di unë, janë të paktë autorët sllavë të cilët i pranojnë faktet historike mbi origjinën ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre në Ballkanin Perëndimor. Përkundrazi, ata bëjnë përpjekje për falsifikimin e tërë historisë dhe kulturës shqiptare. Mu për këtë arsye, ata trillojnë teza të ndryshme johistorike mbi prejardhjen shqiptare. Kohës së fundit kanë sajuar tezën e migrimit, sipas së cilës shqiptarët emigruan nga Sicilia, ku mbërritën nga Kaukazi në shekullin e 10-të ose 11-të.
Më në fund, sa për njoftim, kam pasur rast të marr pjesë në një tubim të madh shkencor mbi etnogjenezën e malazezëve, i cili është mbajtur shumë kohë më parë, më 19 qershor 1981, në Titogradin e atëhershëm. Historianë, etnologë dhe politikanë të njohur të asaj kohe, në kumtesat dhe diskutimet e tyre paraqitën teza të ndryshme historike mbi etnogjenezën e malazezëve.
Disa pjesëtarë mbrojtën tezën historike për origjinën malazeze nga serbët. Ndërsa, pjesëmarrësit e tjerë mbrojtën tezën historike për etnosin autokton malazez.
Mirëpo, ajo që më tërhoqi posaçërisht vëmendjen ishte diskutimi i Dr. Mirko Bajraktareviqit, i cili si hulumtues shkencor theksoi: ”Shumica e popullsisë së Malit të Zi është me origjinë shqiptare”. Më pas ai kërkoi nga gazetarët që, nëse marrin pjesë në atë takim, të mos ua japin mediave tezën e tij historike mbi origjinën e malazezëve nga shqiptarët, për arsye politike, meqenëse sipas tij, Shqipëria mund të ketë pretendime territoriale në Malin e Zi. Në diskutimin e tij nuk pati reagime nga pjesëmarrësit tjerë të tubimit shkencor. Mirëpo, në popull thuhet: “Heshtja paraqet pajtim“!

Tags: Nikë Gashaj
Previous Post

Deçiqi triumfon në minutën e fundit ndaj Buduqnostit

Next Post

Andrea Berishaj shpallet sportistja më e mirë në Mal të Zi

Next Post
Andrea Berishaj shpallet sportistja më e mirë në Mal të Zi

Andrea Berishaj shpallet sportistja më e mirë në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org