Sportistja nga Malësia, Andrea Berishaj, ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror U-21 në tekvondo, që u zhvillua në Nairobi të Kenias.
Berishaj tregoi nivel të lartë garimi që nga ndeshja e parë, ku mposhti sportisten serbe Ines Dokovicme rezultat të pastër 2:0. Ajo vazhdoi formën e shkëlqyer edhe në raundin e dytë, duke fituar ndaj australianes Mile Clark, çka i siguroi hyrjen në mesin e katër sportisteve më të mira në botë.
Në gjysmëfinale, Berishaj u përball me rusen Valerija Skarprovska, e cila arriti të kalojë në finale, ndërsa Andrea u rendit e treta në garë — një rezultat i jashtëzakonshëm.
Sipas trajnerit të saj, kjo medalje vjen si vazhdimësi e rezultateve të larta të Andreas, e cila pak javë më parë fitoi edhe një bronze në Kampionatin Evropian për seniorë, duke u bërë një nga sportistet më të suksesshme të tekvondosë në vend.
/MALESIA.ORG/



