KF Deçiq është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Malit të Zi pas fitores 2:1 ndaj Sutjeskës, në ndeshjen e zhvilluar në “Arena Besa” në Tuz.
Me këtë fitore, Deçiqi vazhdon me sukses rrugëtimin drejt mbrojtjes së trofeut të Kupës, të cilin e fitoi edhe sezonin e kaluar.
Ekipi nga Malësia tashmë ka eliminuar dy rivalët kryesorë në garë: fillimisht Buduqnostin në raundin e 1/8-ës, dhe tani Sutjeskën në çerekfinale.
Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Otranti nga Ulqini.
/MALESIA.ORG/



