Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tuz, ku ka humbur jetën 29-vjeçarja Sara Krniq.
Sipas Policisë, Sara ishte në vendin e pasagjerit, ndërsa shoferi i cili po drejtonte automjetin, u lëndua dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
Lajmin e vërtetoi babai i saj, Edin Krniq, i cili përmes një postimi në Facebook shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e bijës së tij.
Ngushëllime familjes Krniq!
/MALESIA.ORG/



