Shoqata “Jehona e Malësisë” në Miçigan (SHBA) ka nisur zhvillimin e kurseve për mësimin e gjuhës shqipe.
Programi është i hapur për fëmijë dhe të rinj të moshave të ndryshme, me qëllim që ata të mësojnë jo vetëm gjuhën amtare, por edhe kulturën, historinë dhe traditat shqiptare.
Mësimet do të zhvillohen gjatë fundjavave në ambientet e shoqatës “Jehona e Malësisë”, nën udhëheqjen e profesoreshës Elvira Shkëmbi, e njohur për përvojën dhe përkushtimin e saj në edukimin shqip në mërgatë.
Sipas njoftimit nga shoqata, në ditën e parë të regjistrimit morën pjesë mbi 80 nxënës dhe prindërit e tyre, çka tregon interesimin dhe mbështetjen e gjerë të komunitetit për këtë nismë arsimore e kulturore.
/MALESIA.ORG/




