• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Logu i Bjeshkëve”, festa që ruan vlerat e trashëgimisë kulturore

13 Gusht, 2025
in Kulturë, Headline
“Logu i Bjeshkëve”, festa që ruan vlerat e trashëgimisë kulturore
Share on FacebookShare on Twitter

Në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit u organizua të dielën Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura që ruan vlerat e trashëgimisë kulturore të Malësisë së Madhe.

Në këtë festë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, deputetë dhe mijëra qytetarë të ardhur nga çdo anë, të cilët përjetuan nga afër këtë festë të mbushur me spektakël ngjyrash, tingujsh dhe hijeshie.

Në fjalën e tij, Begaj tha se “kjo festë mishëron kaq bukur festën e malësorit dhe krenarinë e kulturës sonë si shqiptarë. Logu i Bjeshkëve ëshë një nga ngjarjet më kuptimplota të jetës kulturore e shoqërore në trevat tona veriore”.

“Ky manifestim tradicional prej dekadash bashkon komunitetin rreth vlerave të mikpritjes, bukurisë natyrore, kulturës popullore dhe krenarisë së gruas malësore. Logu i Bjeshkëve është një ritakim me historinë, me artin, me veshjet, vallet, këngën dhe natyrën. Ai na kujton fuqinë e rrënjëve, respektin për zakonet dhe përkushtimin për t’i ruajtur e përcjellë ato brez pas brezi”, vijoi Begaj.

Begaj tha se “në këto treva ka lindur Xhubleta, e cila mishëron mjeshtërinë artistike të brezave dhe misterin e kohëve të lashta. Xhubleta qëndron para nesh si një gjuhë pa fjalë, që flet për identitetin tonë, për forcën, për dashurinë ndaj traditës dhe të bukurës.

“Logu i Bjeshkëve promovon botërisht këtë pasuri të shenjtë shqiptare dhe na kujton rëndësinë e mbrojtjes së saj. Më shumë se një manifestim popullor, Logu është një agora shqiptare, një hapësirë ku komuniteti mblidhet për të festuar dhe për të forcuar lidhjet mes traditës dhe të sotmes”, theksoi Begaj.

“Vajza e Bjeshkës, e veshur me kostum popullor, nuk përfaqëson thjesht bukurinë e jashtme, por dinjitetin, mençurinë dhe qëndresën e gruas shqiptare dhe banorëve të këtyre trevave. Ky manifestim unik përçon për brezat e sotëm e të ardhshëm mesazhe të rëndësishme për ruajtjen e vlerave tradicionale, trashëgiminë tonë kulturore dhe bashkimin e komuniteteve rreth zakoneve të lashta dhe mikpritjes së Malësisë. Përmes veshjeve popullore, këngëve epike, valleve dhe simbolikës së “Vajzës së Bjeshkës”, Logu vazhdon të jetë një udhërrëfyes i gjallë i identitetit të palëkundur shqiptar në thellësi të alpeve”, shtoi ai.

“Me rastin e Logut të Bjeshkëve, uroj që kjo festë e trashëgimisë sonë të çmuar kulturore të vazhdojë të mbledhë zemrat e malësorëve dhe të gjithë shqiptarëve rreth vlerave të identitetit, krenarisë dhe bukurisë, sepse këtu në Malësi identiteti dhe traditat nuk janë muzeale. Ato janë pjesë e të përditshmes, ato jetohen, ruhen në sofra, në biseda, në ndërlidhjet me natyrën, në vargjet e kësaj zone, si ato të Gjergj Fishtës që na flasin përjetësisht.  Udhëtimi ynë drejt integrimit evropian na mëson t’i kthejmë këto thesare në asete të mbrojtura. Le të punojmë e të sigurohemi që ne do t’ua lëmë, siç i trashëguam, këto thesare, këto peizazhe, bashkë me legjendat e tyre, brezave të ardhshëm, duke i promovuar e forcuar”, nënvizoi Begaj.

Lidhur me eventin, ka reaguar edhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Në Logun e Bjeshkëve, në Kelmend, aty ku ruhet me krenari trashëgimia jonë e lashtë. Një festë që na kujton se kultura dhe tradita janë forca që bashkojnë brezat dhe e mbajnë Shqipërinë të fortë”, shkruan Spiropali.

Këngët e moçme, vallet e gjalla, tingujt e lahutës dhe fyellit, u bashkuan me elegancën e vajzave konkurrente në “Mis Bjeshka”.

Spektakli, ku marrin pjesë nga të gjitha artistë nga trevat shqiptare dhe diaspora, promovon turizmin dhe trashëgiminë kulturore të Kelmendit, por edhe të gjithë Malësisë së Madhe.

Pas aktivitetit artistik, i gërshetuar me performancën e vajzave pjesëmarrëse në “Miss Bjeshka 2025”, juria shpalli edhe më të bukurën e malësisë, Aurela Lulaj, vajza me origjinë nga Vukli, e lindur në Itali, tashmë jeton dhe vazhdon studimet në Kanada, e cila veshi dhe promovoi me krenari xhubletën.

Të pranishmit ndoqën me interes koncertin e përgatitur me këtë rast, si dhe shijuan gatimet tradicionale të zonës. /ATA/

Tags: Logu i Bjeshkëve
Previous Post

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia drejt blerjes së përbashkët të armëve amerikane

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org