Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, u paraqit sot në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, ku dha deklaratë lidhur me ankesën e paraqitur nga presidenti Jakov Millatoviq për kërcënime të supozuara.
Gjeloshaj i mohoi akuzat, duke theksuar se Millatoviq kishte publikuar vetëm një pjesë të komunikimit mes tyre. Ai tha se bëhej fjalë për biseda politike dhe jo kërcënime.
“Më vjen keq që na futi në këtë cirk, për shkak të qytetarëve dhe strukturës politike që unë përfaqësoj”, tha Gjeloshaj, duke deklaruar se komunikimi i tyre ishte midis dy politikanëve, atij si udhëheqës i Forumit Shqiptar dhe Millatoviqit si një politikan që mori pjesë në zgjedhjet e fundit në Podgoricë.
Ai akuzoi kabinetin e presidentit për ushtrim presioni mbi policinë dhe prokurorinë, por shprehu besim se institucionet do të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.
/MALESIA.ORG/