Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, njëkohësisht nënkryetar i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, dha sot një deklaratë për policinë e Podgoricës në lidhje me deklaratat në media pasi Presidenti malazez Jakov Millatoviq ktheu në parlament ligjin për taksën e pasurisë së paluajtshme.
Ivanaj njoftoi në Facebook se ishte marrë në pyetje dhe deklaroi para policisë se kishte shprehur një qëndrim politik dhe se nuk kishte ndërmend të rrezikonte sigurinë e Presidentit të Malit të Zi apo të kujtdo tjetër.
“Sot dhashë një deklaratë në polici në lidhje me padinë e ngritur nga presidenti, Jakov Millatoviq. Arsyeja për këtë thirrje është një artikull i botuar në media, në të cilin shpreha pikëpamjet e mia politike në lidhje me veprimet e presidentit, veçanërisht përpjekjet e tij për të penguar zhvillimin e Malësisë”, tha Ivanaj në një postim në Facebook.
Ai deklaroi se Millatoviq refuzoi të nënshkruante një ligj që do t’u sillte dobi drejtpërdrejt qytetarëve të Malësisë dhe do të kontribuonte në zhvillimin e këtij rajoni. “Ky veprim është një shembull i qartë i një politike përjashtuese dhe diskriminuese që, për fat të keq, synon të pengojë zhvillimin e Malësisë”, thotë Ivanaj. Ai deklaroi se e kuptoi ftesën për të dhënë deklaratë në polici në lidhje me pikëpamjet politike si presion nga presidenti, por edhe tentimin e tij që për të na disiplinuar.
“Megjithatë, theksova se Presidenti i Malit të Zi, nuk ka forcë që mund të na pengojë të mbrojmë Malësinë dhe popullin tonë,” tha Ivanaj.