• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 5 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Organizatat shqiptare në SHBA reagojnë ndaj vendimit të Presidentit të Malit të Zi për Ligjin e Tatimit mbi Patundshmëritë

3 Gusht, 2025
in Mërgata, Headline
Organizatat shqiptare në SHBA reagojnë ndaj vendimit të Presidentit të Malit të Zi për Ligjin e Tatimit mbi Patundshmëritë
Share on FacebookShare on Twitter

Organizatat shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një letre të hapur, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për të mos dekretuar Ligjin mbi Tatimin e Patundshmërive, duke e cilësuar këtë hap si një akt politik anti-shqiptar dhe të drejtuar drejtpërdrejt kundër Komunës së Tuzit dhe më gjerë, komunave shqiptare në Mal të Zi.

Letra është nënshkruar nga Shoqata Malësia e Madhe NY, Malësia e Madhe MI, Malësia Kaliforni  dhe Jehona e Malësisë.

Në reagim theksohet se mosdekretimi i ligjit pengon të ardhurat e qëndrueshme dhe legjitime për komunën e Tuzit dhe atë të Ulqinit, duke pamundësuar zhvillimin ekonomik dhe funksionimin e institucioneve vendore shqiptare. Organizatat vlerësojnë se ky vendim është vazhdim i një politike të vjetër që synon të bllokojë perspektivën e zhvillimit të shqiptarëve në Mal të Zi.

Gjithashtu, në letër rikujtohet se mbi 70% e territorit të kompanisë shtetërore “Plantaže” ndodhet në brenda Komunës së Tuzit, por kjo kompani, sipas organizatave, nuk ka kthyer kurrë mbrapsht të ardhurat e saj ndaj kësaj komune, gjë që e shohin si një padrejtësi të qëllimshme.

Organizatat shqiptare akuzojnë Presidentin Milatoviq edhe për “devijim të debatit” duke e quajtur kërcënim deklaratën e kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ndërkohë që kërkesat për barazi dhe respektim të ligjit po paraqiten si rrezik.

Në fund të letrës, organizatat i bëjnë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të ligjit në Kuvend dhe miratimin e tij në përputhje me vullnetin e shumicës parlamentare. Po ashtu, theksohet se komunat shqiptare nuk duhet të shihen si “plaçkë për pazare politike”, por si hapësira që kërkojnë barazi dhe dinjitet për qytetarët e tyre.

Previous Post

Presidenti i Malit të Zi thotë se e kërcënoi Nik Gjeloshaj, kërkon shkarkimin e tij

Next Post

Thirrje anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni – Rumani

Next Post
Thirrje anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni – Rumani

Thirrje anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni - Rumani

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org