• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 27 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Dr Ilir Çapuni deputet në Parlamentin e Malit të Zi

22 Nëntor, 2023
in Lajme, Headline
Dr Ilir Çapuni deputet në Parlamentin e Malit të Zi
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi do të konfirmohet si deputet nga lista e “Aleanca Shqiptare” Ilir Çapuni, nënkryetar i Forcës dhe doktor i shkencave kompjuterike. Me këtë vazhdohet përfaqësia autentike e shqiptarëve nga Forca në Kuvendin e Malit të Zi që 15 vjet.

Ilir Capuni (1978) është profesor i shkencave kompjuterike në Tiranë. Ai u diplomua për shkenca kompjuterike në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Podgoricë, ndërsa doktoroi në Boston (SHBA) në vitin 2012. Ai ishte themelues i revistës së pavarur Kronika në gjuhën shqipe me qendër në Ulqin.

Ai ka shërbyer si kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga viti 2018 deri në vitin 2021. Në atë periudhë, Kuvendi i Komunës së Ulqinit e shpalli Kriporen e Ulqinit park të natyrës, e rradhiti bregun e Bunës dhe Adën në zonat e qeta të komunës, ngriti monumentin për viktimat e tërmetit të vitit 1979 dhe prona prej 250 mijë metrash katrorë në Mavrijan mbeti pronë e Komunës së Ulqinit.

Ai është nënkryetar i Forcës që nga tetori 2021.

Ai është një shkencëtar aktiv në akademi dhe industri, kryesisht jashtë vendit. Ai është një adhurues i apasionuar windsurfit, lundrimit dhe zhytjes. Ai zbuloi, hetoi dhe dokumentoi rrënojat e luftanijes italiane Regina Margherita, minahedhësen italiane RD 10, avulloret Po, Anthipi, Brindisi, Andrassy dhe Pozsony në ujërat e Republikës së Shqipërisë. Ai është një instruktor teknik zhytjeje i organizatës TDI. Flet shqip, gjuhët e sllavëve të jugut dhe gjuhën angleze.

Previous Post

Camaj: E kam ëndërr që të bëhem shqiptari i parë nga Mali i Zi, në kombëtaren Shqiptare

Next Post

Shiu i dendur, përmbytët qendra e Tuzit (video)

Next Post
Shiu i dendur, përmbytët qendra e Tuzit (video)

Shiu i dendur, përmbytët qendra e Tuzit (video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org