• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 14 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Në nderim të vlerave bamirëse të shenjtores së të varfërve dhe misionares shqiptare, Nënë Terezës

7 Nëntor, 2023
in Opinione/Editoriale, Headline
Në nderim të vlerave bamirëse të shenjtores së të varfërve dhe misionares shqiptare, Nënë Terezës
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Më 19 tetor të këtij viti janë mbushur 20 vjet nga lumturimi i misionares shqiptare, Nënë Terezës. Këtë  simbol shqiptar dhe botëror të solidaritetit njerëzor, e  lumturoi Papa Gjon Pali II . Ky vendim i Papës Gjon Pali II erdhi menjëherë pas aprovimit nga Kongregacioni i Selisë së Shenjtë për Çështje të Shenjtërimit. “Me autoritetin tim apostolik, ne garantojmë se shërbëtorja e nderuar Nënë Tereza e Kalkutës do të quhet e lumturuar tani e në vazhdim”, deklaroi atëherë Papa.

“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve.

Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, “për punën e ndërmarrë në luftën për të kapërcyer varfërinë dhe vuajtjet, të cilat gjithashtu përbëjnë një kërcënim për paqe.” e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Më 5 shtator 2016 Papa Françesku  shenjtëroi  Nënë Terezën, duke e bërë atë një shenjtore të Kishës Katolike dhe një shembull  të ndritshëm të bamirësisë  dhe dashurisë njerëzore.  Prej atëherë kjo ditë, e cila përkon me ditën e vdekjes së saj,  është festë zyrtare në Shqipëri “  Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës”. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në njohje të rolit të bamirësisë,  në zbutjen e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore brenda dhe midis kombeve, si dhe të përpjekjeve  të organizatave dhe individëve bamirës, duke përfshirë punën e Nënë Terezës, caktoi 5 shtatorin, ditën e vdekjes   së saj, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

Kjo heroinë e kohëve moderne ka frymëzuar miliona njerëz të shërbejnë të ndriçuar nga drita e dashurisë. Kjo nënë e përvuajtur e njerëzimit, e cila doli nga gjiri  i një populli të lashtë, me kulturë, identitet e histori origjinale, ndryshoi botën dhe e bëri atë një vend me të mirë, nëpërmjet dhimbjes, përkushtimit dhe dashurisë. Kjo grua me trup të vogël, por me zemër të madhe ,  është krenaria e të gjithë njerëzimit, por më shumë dhe mbi të gjithë na bën krenar ne shqiptarëve, prandaj duhet të kujtojmë misionin e saj të pavdekshëm bamirës, të cilin secili prej nesh mund ta vazhdojë duke dashur e respektuar më shumë njëri-tjetrin dhe duke ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë. Fjalët e saj: “Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën” , na vijnë si reflektim dhe mësim.

Angje Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi më 26 gusht 1910, në Üsküb – sot Shkup në Maqedoninë e Veriut nga prindër shqiptarë, të cilët i rritën fëmijët e tyre në besimin e krishterë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë, për t’u bashkuar me manastirin e Motrave të Loretos, në Rathfarnham, afër Dublinit, Irlandë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.

Vepra e saj  e ndritur ,  hyjnore dhe bamirëse  e bënë  atë nënë  e të gjithëve , të  njerëzve të pashpresë,  të pambrojtur, të braktisur, të sëmurë, të varfër, të pafuqishëm…  Si  të tillë  njerëzimi  botëror   me të drejtë e konsideron si simbol i  vlerave të larta njerëzore,  mëshirës, bujarisë,  shpirtmadhësisë,  bashkëvuajtjes,  vënies së interesit të përgjithshëm mbi atë personal dhe flijimit për të tjerët. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeçare, në manastirin e saj në Kalkutë  Qeveria indiane  shpali ditë zie dhe, duke thyer traditën, organizoi një funeral shtetëror për të , më 13 shtator në stadiumin e brendshëm “ Netaji”.  Sot , puna e saj është një  frymëzim në të gjithë botën për më shumë ndihmë ndaj të varfërve.

Previous Post

Lindon Gjelaj do të jetë Kryetari i ri i Komunës së Tuzit

Next Post

Gjeloshaj – Reinke: Bashkëpunim më i mirë për më shumë investime nga SHBA

Next Post
Gjeloshaj – Reinke: Bashkëpunim më i mirë për më shumë investime nga SHBA

Gjeloshaj - Reinke: Bashkëpunim më i mirë për më shumë investime nga SHBA

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org