• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Kelmendi: Shqiptarët e kanë në duar ta shpëtojnë Malin e Zi nga gllabërimi serbo-rus

16 Tetor, 2023
in Opinione/Editoriale, Headline
Kelmendi: Shqiptarët e kanë në duar ta shpëtojnë Malin e Zi nga gllabërimi serbo-rus
Share on FacebookShare on Twitter


Gazetari Adriatik Kelmendi, ka komentuar situatën politike në Mal të Zi, ku ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është duke tentuar ta fusë këtë shtet nën kthetrat e tij dhe në ndikimin ruso-serb.

Kelmendi ka thënë se shqiptarët e kanë në dorë nëse do ta përkrahin këtë gjë ose ta ndalojnë.

Ai ka thënë se ky skenar mund të bëhet realitet nëse Andrija Mandiq bëhet kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

“Shqiptarët duhet t’ia mbyllin derën edhe një herë. Ashtu siç shqiptarët kanë pasur rolin kryesor në votimin për pavarësinë e Malit të Zi dhe anëtarësimin e këtij shteti në NATO, ashtu edhe kësaj radhe duhet ta shpëtojnë Malin e Zi nga gllabërimi serbo-rus”, ka shkruar Kelmendi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Vuçiqi po synon që ta fusë nën kthetrat e tij Malin e Zi dhe edhe kësaj radhe deputetët shqiptarë atje e kanë çelësin – ta përkrahin, ose ta ndalojnë!

Nëse Andrija Mandiq – person i cili kishte hyrë në grevë urie kur Mali i Zi e kishte njohur pavarësinë e Kosovës – zgjedhet kryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe hyn në qeverinë e re, ky skenar bëhet realitet.

Mandiq shprehet hapur kundër pavarësisë së Kosovës, kundër Malit të Zi në NATO, për aleancë me Rusinë dhe deri vonë edhe bashkim me Serbinë. Ai me kolegë ka mbajtur edhe ditë zie për terroristët serbë të vrarë në Banjska.

Ta kujtojmë, kryetari i Kuvendit i Malit të Zi është njëri nga katër personat të cilit i dorëzohen të gjitha materialet e sigurisë, përfshirë informacionet konfidenciale të NATO-s. A përfundojnë në Beograd dhe në Moskë këto?!

Deri më tash Mandiq dhe kolegët e tij proserbë kanë mbetur jashtë qeverive të Malit të Zi se janë kundërshtuar ashpër nga amerikanët, BE-ja dhe shqiptarët, si dhe boshnjakët dhe kroatët.

Tash, të gjithë këta janë sërish kundër Mandiqit, por disa deputetë shqiptarë ende nuk janë shprehur haptas kundër.

Kategorikisht kundër një qeverie malazeze me Mandiqin brenda është shprehur URA e Dritan Abazoviqit. Nesër pritet të deklarohen edhe deputetët e tjerë shqiptarë.

Vuçiqi është duke fërkuar duart, me besimin se po e rikthen Malin e Zi nën ndikim direkt, kur vëmendja e botës perëndimore është në Izrael dhe Ukrainë.

Shqiptarët duhet t’ia mbyllin derën edhe një herë. Ashtu siç shqiptarët kanë pasur rolin kryesor në votimin për pavarësinë e Malit të Zi dhe anëtarësimin e këtij shteti në NATO, ashtu edhe kësaj radhe duhet ta shpëtojnë Malin e Zi nga gllabërimi serbo-rus.

Është vendim historik!

 

 


 

Previous Post

Gjeloshaj: Deri të hënën do të marrim vendim për pjesëmarrje në Qeveri

Next Post

Gjeoshaj: Kur të kemi qëndrim për pjesëmarrjen në qeveri do ta informojmë opinionin

Next Post
Gjeloshaj: DPS dhe PB nuk e votuan kandidatin z. Resulbegoviq, vetëm pse është shqiptar

Gjeoshaj: Kur të kemi qëndrim për pjesëmarrjen në qeveri do ta informojmë opinionin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org