• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Camaj: Në Parlamentin e Malit të Zi, dhe jo vetëm, do të dëgjohet zeri juaj, ashtu siç e meritojnë shqiptarët

18 Maj, 2023
in Opinione/Editoriale, Headline
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, njëheri edhe kandidati për deputet nga radhet e Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, deklaroi se Forumi shqiptar, është brend i kohës sonë.

Camaj, theksoi se kësaj radhe në Parlamentin e Malit të Zi, e jo vetëm aty, do të dëgjohet zëri ynë, ashtu siç e meritojnë shqiptarët e këtushëm, të cilët  sipas tij gjithëherë e kanë vlerësuar dhe matë fjalën e thënë në kuvende.

Lexoni postimin e plotë:

Forumi shqiptar, brend i kohës sonë

Para dy ditësh Forumi Shqiptar dorëzoi listën për zgjedhjet e 11 qershorit. Është kjo lista më gjithëpërfshise ndër shqiptarët në Malin e Zi. Është lista që paraqet shqiptarët ashtu siç janë, të bashkuar e pa asfarë ngarkesash, që nga bregu i Bunës e deri në Dacaj të Rozhajës. Kjo, dhe jo vetëm kjo, Forumin Shqiptar e bën brend të kohës sonë. Brend e bën edhe mënyra e organizimit, por edhe fitoret që ka rreshtuar, projektet që ka realizuar si dhe sllogani më i ri, që lidhet me traditën, përmes Besës, dhe me të ardhmën, me zhvillimet europiane, me çka nënkuptojmë arritjen e standardeve ne zhvillim e ekonomi, por edhe në avancimin e çështjeve kombëtare.
Por, Forumi nuk është më vetëm brend malësor, ku e ka zanafillen. Ai sot është bërë brend i shqiptarëve në Malin e Zi, e si i tillë njihet në krejt gjeografinë shqiptare, kudo që dihet e flitet për shqiptarët në Malin e Zi.
E drejtuar nga një kryetar i sukseshëm komune, ndjekur nga ne të tjerët, kryetarë partishë, ministra, kryetarë kuvendesh, nënkryetarë komunash e aktivistë, njerëz të përvojës e të dëshmuar për çështjen kombëtare, Lista premton fitore të bindshme ndaj çdo pretendenti tjetër të votës shqiptare.
Me këtë, Forumi edhe nga këto zgjedhje, definitivisht, do të dalë si i vetëm përfaqësues autentik dhe i pakompromis për të drejtat e shqiptarëve dhe për zhvillimin e viseve shqiptare, padrejtësisht të lëna pas dore me dekada të tëra.
Edhe pse votën tuaj e kisha edhe në mandatin e kaluar, por për sjelljet hileqare, prezente në politiken shqiptare, nuk mu dha rasti t’ju përfaqësoj siç e meritoni, ju siguroj se kësaj radhe në Parlamentin e Malit të Zi, e jo vetëm aty, do të dëgjohet zëri juaj, ashtu siç e meritojnë shqiptarët e këtushëm, të cilët gjithëherë e kanë vlerësuar dhe matë fjalën e thënë në kuvende.
Besa, besë, pa kompromise, për një përfaqësim dinjitoz, për integrim me identitet, për zhvillim… për të mirën e gjeneratave që vijnë, Forumi Shqiptar!

Previous Post

Dy koalicione shqiptare do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit

Next Post

Inaugurohet Millatoviqit, marrin pjesë presidentja e Kosovës dhe presidenti i Shqipërisë

Next Post
Inaugurohet Millatoviqit, marrin pjesë presidentja e Kosovës dhe presidenti i Shqipërisë

Inaugurohet Millatoviqit, marrin pjesë presidentja e Kosovës dhe presidenti i Shqipërisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org