• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 26 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Hyrje Opinione/Editoriale

Rendësia e kombësisë dhe rreziku i utopizmit sipas Sir Roger Scruton

27 Nëntor, 2022
in Opinione/Editoriale, Headline
Albert Bikaj
Share on FacebookShare on Twitter

Albert Bikaj
Nga Albert Bikaj

Gjuha, territori, kultura, tradita dhe historia janë elemente që i bashkojnë individët duke i shndërruar në bashkësi që ndan interesa, të drejta dhe detyrime të përbashkëta. Kjo ndërlidhje shoqërore, e zhvilluar në koncept politik përgjatë historisë së qytetërimit njerëzor, që nga gjeneza e saj ka qenë dhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet e lidhur ngushtësisht me dëshirën për liri dhe vetëqeverisje të një populli. Kjo dëshirë, e transformuar përgjatë historisë në ide politike, ka qenë dhe mbetet burim i virtytit të lashtë të atdhedashurisë – virtyt i zhvilluar veçanërisht në qytetërimin greko-romak, nga antika, mesjeta e deri më sot.

Me këtë mendim pajtoheshin shumica, por mbas katastrofës së gjysmës së shekullit XX, duke vazhduar deri në kohët e sotme, pikëpamjet mbi kombin dhe atdhedashurinë kanë ndryshuar rrënjësisht.

Një pjesë e konsiderueshme e intelektualëve dhe e politikanëve me ndikim ndajnë mendime diametralisht të kundërta lidhur me konceptin e kombit. Pjesa që do frymën e re, duke e parë shtetin-komb si të mangët, si anomali dhe vazhdimisht duke promovuar ide dhe politika gjoja në emër të paqes e kozmopolitizmit, konceptin e kombit dhe veçanërisht shtetin-komb duan që ta zëvendësojnë me një sistem të ri utopik–shumëkombësh–global.

Si pasojë, sot koncepti i kombit në botën perëndimore është shumë në rrezik, e bashkë me Perëndimin, në forma të ndryshme, përballen edhe kombet e tjera të Evropës, e ndër to edhe ai yni.

Kjo është edhe arsyeja e përzgjedhjes, përkthimit dhe botimit të këtij libri në gjuhën shqipe, në të cilin Sir Roger Scruton, nga perspektiva angleze, ndonëse duke mbajtur qëndrim kritik ndaj nacionalizmit, mbron në mënyrë elokuente konceptin dhe rolin e rëndësishëm të atdhedashurisë dhe kombësisë, si dhe paralajmëron pasojat fatale në rast të shkatërrimit të këtij koncepti. Sipas tij, kozmopolitizmi utopik është po aq i rrezikshëm sa nacionalizmi shovinist.

Për filozofin konservator anglez, kombi është arritje e suksesshme e qytetërimit perëndimor të cilin e mbron si gur themel të shtetit dhe shoqërisë bashkëkohore, duke argumentuar se shteti-komb historikisht është sprovuar të jetë organizimi shoqëror më i qëndrueshëm për sa i takon rendit, lirisë, drejtësisë dhe demokracisë moderne. E vërtetuar edhe në rastin e shqiptarëve, me kombin tonë të bazuar në konceptin rilindas të shqiptarizmit – i cili mbetet gur themel i pazëvendësueshëm i bashkimit, lirisë së kombit dhe shtetit shqiptar. Koncepti i rilindësve shqiptarë e ka impresionuar Scruton-in, i cili nuk e ka lënë pa e trajtuar duke u shprehur:

Ky është një vend ku të krishterë dhe myslimanë kanë jetuar për pjesën më të madhe të kohës në mirëkuptim, duke ndarë dashurinë e tyre për vendin dhe vullnetin për ta mbrojtur atë. Në varrezat e fshatit ata prehen pranë e pranë, me dallimet e tyre fetare të kandisura në simbole të vogla mbi gurët e varreve të tyre. Ky ishte një nga vendet e para në botë, ku identiteti kombëtar zëvendësoi fenë si burim të rendit shoqëror, një fakt i cili me siguri duhet të jetë burim udhëzimi se si t’i mbijetojmë një bote të re tensionesh fetare. Shqipëria ka vështirësitë e saj; por te të rinjtë pikasa shpresën dhe angazhimin që do ta futë këtë vend plotësisht në rrjedhën e jetës evropiane, një simbol i ‘unitetit në diversitet’, që ka qenë tipari i kulturës sonë të përbashkët që nga iluminizmi.

Pikërisht koncepti i shqiptarizmit ka filluar të sulmohet dhe përbuzet, duke bërë thirrje për ndryshim apo zëvendësim te tij me koncepte të tjera eksperimentale të cilat mund të kenë pasoja të rënda jo vetëm për kulturën, identitetin apo dy shtetet shqiptare, por edhe për rendin shoqëror dhe liritë themelore. Ndër to, liria e besimit dhe harmonia fetare që janë karakteristikë dhe thesar i paçmueshëm i kombit tonë. Këto liri i kanë rrënjët te koncepti ynë tradicional i shqiptarizmit – që mbetet garantuesi më i mirë i ushtrimit të të drejtave të tyre.

Harmonia fetare dhe shqiptarizmi qëndrojnë si kundërpeshë ndaj tendencave radikale të çdo lloji. Prandaj, përgjatë leximit të këtij libri lexuesi mund të mësojë nga filozofi anglez se atdhedashuria dhe kombi, veçanërisht në rastin tonë shqiptarizmi, nuk duhet të merren si të mirëqena, aq më pak si ide të vjetruara.

Alternativa utopike që na ofrohet, si çdoherë tjetër në të kaluarën e njerëzimit, mbetet eksperiment tejet i rrezikshëm. E pikërisht, historia na mëson se gjërat e çmuara krijohen me vështirësi, por mund të humben shumë lehtë; pasojat e eksperimenteve të përmasave të tilla kushtojnë shumë shtrenjtë për qytetërimin, lirinë dhe mbi të gjitha jetët e njerëzve.

-Albert Bikaj

*shkëputur nga fjala e përkthyesit  Nevoja për Kombe, Roger Scruton.

 

Previous Post

U përkujtua në Tuz, 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Next Post

Gëzuar 28 Nëntori – Dita e Flamurit

Next Post
Gëzuar 28 Nëntori – Dita e Flamurit

Gëzuar 28 Nëntori - Dita e Flamurit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2025 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org