• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 13 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen me Kishën Serbe, Djukanovic paralajmëron mosbesim ndaj Abazoviqit

3 Gusht, 2022
in Lajme, Headline
Share on FacebookShare on Twitter


Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, konfirmoi të mërkurën në rrjetin social Telegram se është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Marrëveshja parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

Pa paralajmërim paraprak dhe pa praninë e gazetarëve, mëngjesin e së mërkurës në Podgoricë ka mbërritur patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Peric.

Vila Shtetërore “Gorica”, ku u nënshkrua Marrëveshja Themelore, ishte vënë nën masa të rrepta sigurie nga policia.

Qeveria e Malit të Zi nuk e ka publikuar zyrtarisht datën e nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore, ndërsa kryeministri Dritan Abazoviq ka mohuar informacionet jozyrtare se nënshkrimi është caktuar për 3 gusht.

Pas nënshkrimit, kryeministri Abazoviq tha se një çështjeje të rëndësishme i është vënë pikë.

“Është nder dhe kënaqësi që më është dhënë mundësia e pazakontë për të nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe dhe për ta mbyllur këtë çështje në një mënyrë shumë të bukur, të përshtatshme dhe dinjitoze”, deklaroi Abazoviq.

Ndërkaq, patriarku Porfirije ka shkruar “Lavdi Zotit” në llogarinë e tij në Instagram, së bashku me njoftimin se ka nënshkruar Marrëveshjen Themelore.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore e para reagoi Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Djukanovic, e cila njoftoi se sot do të ndërmarrë nismën për mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re“, thuhet në njoftimin e DPS-së.

DPS-ja e Djukanovic, si partia më e madhe në Parlament, deri më tani e ka mbështetur Qeverinë pakicë të Dritan Abazoviqit. Ajo, gjithashtu, i kishte dhënë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për funksionimin e saj.

Çka përmban Marrëveshja Themelore?

Qeveria e Malit të Zi kishte miratuar më 8 korrik Marrëveshjen Themelore.

Marrëveshja Themelore rregullon marrëdhëniet ndërmjet Kishës Serbe dhe shtetit të Malit të Zi, si dhe parasheh një sërë detyrimesh të shtetit ndaj kishës.

Me marrëveshje, shteti njeh vazhdimësinë ligjore të kishës që nga viti 1219, gjashtë shekuj më shumë se Kisha Ortodokse Serbe në Serbi.

Marrëveshja i jep Kishës Ortodokse Serbe kompetenca ligjore publike dhe hap mundësinë e futjes së arsimit fetar në shkolla.

Përveç kësaj, autoritetet shtetërore nuk mund të ndërmarrin masa sigurie në ndërtesat e kishave pa miratimin paraprak të autoriteteve kompetente të kishës, kurse shteti ka marrë përsipër të regjistrojë pronat e paluajtshme të paregjistruara në pronësi të dioqezave të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Mrrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, që nga momenti i publikimit, shkaktoi konflikte brenda Qeverisë së Dritan Abazoviqit dhe mes anëtarëve të shumicës qeverisëse.

Një pjesë e mazhorancës qeverisëse, DPS dhe Partia Socialdemokrate, njoftuan se Marrëveshja Themelore është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, nuk është në pajtim me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me ligjet malazeze.

Edhe opinioni profesional kishte vërejtje serioze për përmbajtjen e Marrëveshjes. Më 1 gusht, kryeministri Abazoviq refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e organizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi dhe institucioneve të tjera.

Previous Post

LDSH-Tuz mbajti Kuvendin Zgjedhor, kryetar rizgjedhet Ivan Ivanaj

Next Post

Mbahet Manifestimi etno-kulturor “Logu i Bjeshkës”

Next Post
Mbahet Manifestimi etno-kulturor “Logu i Bjeshkës”

Mbahet Manifestimi etno-kulturor "Logu i Bjeshkës"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org