• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 2 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Qeveria e Malit të Zi miratoi Marrëveshjen Themelore me kishën serbe, Abazoviq humb mbështetjen e shumicës

8 Korrik, 2022
in Lajme, Headline
Qeveria e Malit të Zi miratoi Marrëveshjen Themelore me kishën serbe, Abazoviq humb mbështetjen e shumicës
Share on FacebookShare on Twitter


Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të premten Marrëveshjes Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Kryeministri Dritan Abazoviq deklaroi se kjo marrëveshje është miratuar pas më shumë se katër orë diskutimi.

Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë.

Me këtë, Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviq me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.

Zëvendëskryeministri Rasko Konjevic tha  se qeveria e Dritan Abazoviqit po humbë kështu shumicën parlamentare që e ka mbështetur deri më tani.

Para votimit, Konjevic ka  paralajmëruar krizën e Qeverisë, e cila është votuar vetëm dy muaj e gjysmë më parë. Sipas Konjevic  Marrëveshja Themelore është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën malazeze.

“Marrëveshja nuk është në përputhje me Kushtetutën, ndërkaq preambula nuk është në pëputhje me faktet historike. Po ju njoftoj se Qeveria e ka humbur legjitimitetin dhe pas konsultimeve do të paraqitet kërkesa për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, përkatësisht për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Konjevic.

Duke i bërë replikë Rasko Konjevic, kryeministri Dritan Abazoviq tha se nuk i pranon shantazhet e askujt.

“Unë nuk kam ardhur për të qenë kopshtar. Unë marr përgjegjësinë e plotë dhe do të shohim nëse kjo do të thotë mohim i mbështetjes në parlament. Nëse nuk ka alternativë, do të shkojmë në zgjedhje, por nuk hezitoj për asnjë sekondë. Unë jam krenar për rezultatet, pavarësisht se a i arrin kjo Qeveri njëqind ditë ose jo”, tha Abazoviq.

Pas miratimit të këtij dokumenti, Marrëveshja Themelore do t’i dërgohet Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd, i cili gjithashtu duhet ta pranojë atë. Siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga patriarku Porfirije dhe kryeministri Abazoviq, për datën e nënshkrimit të Marrëveshjes në Mal të Zi do të ketë një pajtim.

 

Previous Post

Ministri Dukaj largohet nga mbledhja e Qeverisë para votimit të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe

Next Post

Urime festën e Kurban Bajramit

Next Post
Urime festën e Kurban Bajramit

Urime festën e Kurban Bajramit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org