• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Panairi i të rinjve: Rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmit

27 Maj, 2022
in Të Ndryshme, Headline
Panairi i të rinjve: Rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmit
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në Ulqin u organizua Panairi Ndërkufitar i të Rinjve ”Rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmiti cili mblodhi së bashku nxënës nga Shkolla e Mesme e Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Panairi synoi të sjellë bashkë të rinjtë dhe punëdhënësit nga rajoni ndërkufitarMali i Zi – Shqipëri, duke krijuar kështu mundësi për bashkëbisedim dhe hapësira të reja për aftësimin dhe punësimin e të rinjve në sektorin e turizmit.

Aktiviteti u organizua në një format miqësor ku të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra patën mundësi të krijojnë kontakte dhe shkëmbejnë eksperienca me njëri tjetrin, të shpalosin aftësitë e tyre krijuese, të prezantojnë potencialet turistike të rajonit ndërkufitar përmes katalogëve dhe broshurave si dhe të promovojnë specialitetet e kuzhinave tradicionale të të dy qyteteve. Të rinjtë po ashtu patën mundësi të komunikojnë me biznese të ndryshme për të eksploruar mundësitë e angazhimit gjatë stinës së verës.

Të rinjtë nga Ulqini prezantuan në këtë panair broshurën turistike “ULQINI, natyrë dhe lashtësi”

Vizitorët e pranishëm në panair, përveç koordinatorëve të projektit Nazif Velqi dhe Mirela Sokoli, i përshëndetën edhe Aleksander Daboviq – Kryetari i Komunës së Ulqinit;Aleksandra Gardasheviq Slavulica – drejtoreshë e përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit;Milijana Vukotiq Jellushiq – drejtoreshë në Drejtorinë për Qeverisje të Mirë në Ministrinë e Administratës Publike; Miliana Daboviq nga Qendra e Arsimit Profesional të Malit të Zi; Gëzim Hajdinaga – drejtor ii Organizatës Turistike të Ulqinit si dhe znj. Shqiponja Gjeka nga Zyra e Punës në Ulqin.

Ky aktivitet vjen pas 18 muajve pune intensive me mbi 100 të rinj nga Ulqini dhe Shkodra, të cilët kanë ndjekur cikle trajnimesh edukative mbi punësueshmërinë dhe sipërmarrjen sociale në sektorin e turizmit; realizuan praktikat e punës në bizneset lokale, ndoqën kurset profesionale në fushat e marketingut digjital, menaxhim biznesi, shkrim projektesh, etj, duke e finalizuar këtë proces me hartimin ideve të biznesit dhe fillimin e realizimit të tyre.

Panairi i punës për të rinjtë u realizua në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit ndërkufitar IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave e Malit të Zi. Projekti zbatohet nga organizata World VisionAlbania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim-Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

Previous Post

Komuna e Tuzit ndanë mjete financiare për klubet sportive në Malësi

Next Post

Vdiq ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Next Post
Vdiq ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Vdiq ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org