• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Çmimet simbolike ndaj qeveritarëve të huaj nëse nuk janë të ndërsjellta, mund të merren si gjeste inferioriteti !

24 Maj, 2022
in Opinione/Editoriale, Headline
Çmimet simbolike ndaj qeveritarëve të huaj nëse nuk janë të ndërsjellta, mund të merren si gjeste inferioriteti !

Processed with MOLDIV

Share on FacebookShare on Twitter


Nga Xheladin Zeneli

Nderimi i politikanëve të huaj, por jo vetëm i tyre me “Çelësin e Qytetit” nga ana e krye bashkiakëve të një vendi tjetër, janë më shumë gjeste simbolike që kanë për qëllim ti shërbejnë avancimit të marrëdhënieve miqësore ndërshtetrore , por vetëm atëherë nëse ato janë të ndërsjellta.

Para pak ditëve Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ia dhuroj  “Çelësin e Qytetit”, presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq,. Megjithate kjo nuk ishte hera e parë që ky politikan malazez merr një çmim të tillë nga një kryebashkiak i një qyteti të vendit tonë. Kur Edi Rama, kryeministër i tanishëm i Shqipërisë, vite më parë kur  ishte kryebashkiak i Tiranës, i dhuroi poashtu “ Çelësin e Qytetit” ,Millo Gjukanoviqit. Ju rikujtoi se derisa Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës i dhuroi atëherë “ Çelësin e Qytetit” edhe artistit kontradiktor  serb, Goran Bregoviq.

Gjithashtu vlen të permendet se në vitin 2016  zyra e presidentit të Shqipërisë, i ndau Millo Gjukanoviqit, kryeministër i atëhershëm i Malit të Zi, dekoratën ” Urdhëri i Flamurit Kombëtar”, dekoratën më të lartë që i jepet një qytetari të huaj nga zyra e presidentit të Shqipërisë.

Pra problemi qëndron aty se derisa  qeveritarët tanë japin çmime, qofshin ata edhe simbolike figurave të huaja  politike apo kulturore, ata nuk e gëzojnë të njëjtin respekt dhe nuk marrin çmime të tilla nga homologët e tyre fqinjë.

Gjatë pushtetit 32 vjeçar të Millo Gjikanoviq (si kryeministër apo president i Malit të Zi) ka pasur me dhjetra vizita  të qeveritarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës në Mal të Zi, por unë nuk kam njoftime se ndonjërit prej tyre i është dhuruar “ Çelësi i Podgoricës “, e të mos flasim për “ Çelësin e Beogradit” në rast të ndonjë artisti shqiptar !?

Respekti, sidomos ai i dy shteteve fqinjësore , duhet të jetë një rrugë me dy drejtime, jo i njëanëshëm, përndryshe mund të kuptohet si një gjest inferioriteti apo servilizmi nga ana e atyre të cilët vetëm japin çmime të tilla të tjerëve, por nuk marrin.

Shpresojmë që në të ardhmen kjo të ndryshoi dhe që së shpejti do të shohim dhe ndonjë “Çelës i Qytetit” që i jepet edhe figurave tona politike apo kulturore nga ana e kryeqyteteve të shteteve tona fqinjë.

Xh. Zeneli
20 Maj 2022

Previous Post

Sali Berisha rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike

Next Post

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Next Post
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org