• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Kultura e mosleximit si virus shoqëror

21 Maj, 2022
in Opinione/Editoriale, Headline
Dilema e vlerave dhe e kompromisit
Share on FacebookShare on Twitter

Të lexuarit në shkollë është detyrim, ndërsa më pas duhet të jetë pasion, sepse kemi të bëjmë me pasurimin e fondit të njohurive, kulturës së të shprehurit e të shkruarit  dhe të komunikimit në përgjithësi. Ndërsa të gjithë ata të cilët mendojnë se me përfundimin e shkollimit  përfundon shprehia e të lexuarit iu takojnë mediokrëve dhe janë të dëmshëm për shoqërinë në çdo mjedis pavarësisht përgatitjeve të tyre profesionale

Nga Nail Draga

Nëse trajtohet kjo çështje në aspektin kohor pothuaj të gjithë janë të mendimit se më herët është lexuar më shumë se sa sot, duke marrë parasysh rolin parësor që ka pasur shkolla, e sidomos personelin arsimor të angazhuar në procesin mësimor. Kemi të bëjmë me kuadrat arsimore të cilët ishin idealist dhe të përkushtuar në arsim, e jo si sot, me përjashtim të ndonjë rasti, këtë profesion e trajtojnë si formal, duke harruar se arsimi nuk është profesion por mision.

Mosleximi si trend bashkëkohor

Por, me ndryshimet shoqërore nga vitët 90-ta të shekullit të kaluar, shkolla filloi të humbi peshën arsimore dhe edukative. Kemi të bëjmë me kohën e tranzicionit, ku çdo gjë pësoi ndryshime shoqërore, e më këtë edhe kultura e mosleximit si virus i përgjithshëm shoqëror, që ka marrë përmasa të një trendi bashkëkohor. Në lidhje me këtë dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese  nuk është duke u treguar ndonjë shqetësim shoqëror, nga del se ky trend do të vazhdojë gjithnjë, me pasoja shumëdimensionale.

Lektyra shkollore si detyrim

Në programin vjetor mësimor lektyrat shkollore janë të obliguara, por me të drejt bëhët pyetja sa lexohen ata dhe si trajtohen nga nxënësit?

Varësisht nga mosha  lektyrat shkollore duhet të jenë joshëse për nxënësit. Nëse është e tillë nxënësin e motivon dhe e nxitë për të lexuar, por nëse është e kundërta krijon paknaqësi  dhe e largon nga libri.

Nëse me herët lektyrat shkollore ishin voluminoze, madje disame qindra faqe, të cilat kanë demotivu nxënësin, tani në rrethanatë reja, duhet një përzgjedhje tjetër, me e pranueshme për nxënësin. Këtu mendoj se lektyrat e tilla deri rreth 200 faqe janë me të pranueshme dhe më lehtë lexohen e përgatitën.

Kjo çështje nuk duhet të mbesë vetëm në suazat e komisionit përkatës, por duhet të angazhohen edhe mësimdhënësit e lëndës, duke dhënë sugjerime dhe propozime konkrete. Vetëm me një qasje të tillë, do të kemi një avancim të kësaj çështjeje, e cila nuk duhet të mbesë monopol i një individi apo grupit të ndonjë komisioni përzgjedhës..

Misioni i të lexuarit

Dukuria e të lexuarit, me kalimin e kohës bëhët pasion, por jo për të gjithë përdoruesit e librave.Fjala është për një kategori të veçantë të cilët në sajë të shprehisë së punës, pasionit dhe intersimit të tyre merren me krijimtari në fusha të ndryshme  shoqërore e shkencore.Të tillët dallohen në mjedisn e tyre, ku me kalimin e kohës prezantohen me krijime përkatës si në letërsi, arte, shkencë e publicistikë. Madje një numër i tyre më pas kanë arritur të bëhën emër në mjedisn e tyre dhe më gjerë.Ndërsa të gjithë ata të cilët mendojnë se me përfundimin e shkollimit  përfundon shprehia e të lexuarit iu takojnë mediokrëve dhe të dëmshëm për shoqërinë në çdo mjedis pavarësisht përgatitjeve të tyre profesionale

Sa lexojnë mësimdhënësit?

Përveç lektyrës shkollore, mësimdhënësi i kujdesshëm i udhëzon nxënësit edhe për ndonjë botim tjetër që e vlerëson me interes. Një veprim i tillë nuk mund të vlerësohet si krim por e kundërta  është në favor të pasurimit të fondit të tyre librar e kulturor. Por, me të drejtë bëhët pyetja se a kemi ne mësimdhënës të tillë në shkollat tona, që varët nga pasioni i tyre për librin në përgjithësi e ate shkollor në veçanti.

Librin nuk duhet trajtuar si mjet obligues që i përket vetëm shkollës, që në rrethana shoqërore aktuale është  zbehur shumë, sepse libri duhet të jetë joshes për nxënësit, sepse nga ai   merret kultura e shprehia e leximit.

Me kujtohet kur ishim në shkollë të mesme profesori i gjuhës shqipe na ndante në klasë revistat Bota e Re, Zëri i Rinisë etj., qëbotoheshin në Prishtinë ku për ne nxënësit ishte një ditë e veçantë. Madje disa nga ato ende i kam edhe sot në bibliotekëntime. Por, me të drejtë unë pyes se a ka raste të tilla sot?

Mosleximi me përmasa shqetësuese

Çështja e mosleximit ka kohë që është bërë dukuri shoqërore, e cila në kohën e tranzicionit ka marrë përmasa shqetësuese me pasoja të mëdha për të gjitha shtresat e popullsisë, por  nëveçanti për të rinjtë të cilët janë e ardhmja në çdo mjedispërkatës

Jetojmë në kohën e paradokseve, sepse ma të zëshëm janë ata tëcilët nuk lexojnë asnjë liber dhe qendrojnë me orë të tëra nëkafe, duke shikuar FB apo ndonjë bisedë të rastit. Dhe të tillët nëkëtë kohë të krizës morale janë si zëdhënës të rrethanaveshoqërore me peshë jo vetëm lokale por edhe ate shtetërore.

Nuk është befasi nëse them se ka individë të cilët i japin vetës tëdrejtë të flasin për një liber të cilin nuk e kanë lexuar, por kanëndëgjuar ndonjë konstatim nga individë të ndryshëm, të cilëtedhe ata nuk e kanë lexuar, por kanë dëgjuar nga ndonjëindividë i tretë. Për, individ të tillë është e tepërt të humbët kohë, sepse nuk meritojnë të flitet e jo të debatohet, sepse janë jashtërëndit elementar të debatit.Në raste të tilla del qartë se kemi tëbëjmë me indvidë të cilët vuajnë nga komplekset e inferioritetit, por edhe nga gjelozia e egoizmi i tyre personal.

Përfundim

Kultura e mosleximit ndikon drejtpërdrejt në kulturën e të foluritdhe të shprehjes,  që hetohet në komunikim nga qytetarët nëmjedisin përkatës, por edhe më gjerë, sepse mediat elektronikejanë të pranishme në çdo mjedis.

Në këtë aspekt edhe përfaqësuesit politikë me ndonjë përjashtimtë rrallë, janë për të dëshiruar, sepse iu mungon retorikapërkatësisht kultura e të lexuarit. Madje edhe kur përpiqen tëlexojnë ndonjë tekst të huazuar, apo të përgatitur nga të tjerëtkanë problem në të lexuar, që dëshmojnë injorancën e tyre.

(Maj 2022)

Tags: Dr.Nail Draga
Previous Post

Në Tuz bëhet përurimi i librave të autorit Hajrullah Hajdari

Next Post

Ansambli Shqiponja fiton medalje të artë në Kupën e Botës të Folklorit

Next Post
Ansambli Shqiponja fiton medalje të artë në Kupën e Botës të Folklorit

Ansambli Shqiponja fiton medalje të artë në Kupën e Botës të Folklorit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org