• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 29 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Familja Shkreli, vendstrehim i sigurt i afro 80 kosovarëve në kohën e gjenocidit serb

3 Maj, 2022
in Opinione/Editoriale, Headline
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Forcat serbe gjatë luftës 1998-1999 , kishin dëbuar me forcë  popullin e Kosovës  nga shtëpitë e tyre. Vala më e madhe e refugjatëve ishte shpërngulur  në Shqipëri. Viti  ’99 kujtohet si dramë e madhe. Mali i Zi,  Shqipëria dhe  Maqedonia e Veriut  mbetën simbol dhe shembull  i solidaritetit njerëzor.   Qeveritë e tyre  bënë diçka të jashtëzakonshme. Ato gjatë  eksodit të  shqiptarëve nga Kosova  ishin një me Kosovën  dhe hapën kufijtë e shteteve të tyre.  Me këtë rast mijëra familje nga këto tri shtete fqinje dhanë kontributin e tyre, duke   hapur dyert e   shtëpive të veta  për rreth  një milion shqiptarë nga Kosova të cilët u detyruan të  lëshojnë trojet e veta nga forcat paramilitare serbe.

Për të   kujtuar ditët e shpërnguljes  me dhunë të kosovarëve  nga shtëpitë e veta  dhe vuajtjet e tyre  nga regjimi  i egër e barbar  i SllobodanMilosheviqit ,  dhe për të treguar bujarinë dhe mikpritjen e familjeve shqiptare ndaj  refugjatëve  nga Kosova  po   veçoj    veprimin  njerëzor  të familjes  së  Anton Shkrelit, i njohur në Shtoj të Ulqinit si Noshi i Lacit.  Ai në  shtëpinë e tij në vitin 1998  pranoi dhe strehoi  disa familje nga Peja të njohura e të panjohura. Të gjitha u  bënë bashkë.  Po ashtu  një vit më vonë,  në muajin mars,   familja Shkrela  ndau  një kulm shtëpie  edhe me familje të tjera nga Kosova,  të cilat qëndruan aty deri në muajin qershor, kur ato kur morën vesh se  Kosova ishte e lirë.   Në  këtë familje  të njohur  për mikpritje e bamirësi  gjetën strehim,  dashuri e respekt vëllazëror  afro 80 kosovarë  në njërin prej momenteve  më të vështira të historisë së tyre.  Përveç kujtimeve   Prenë Shkrelit i ka mbetur  vetëm një foto, kjo që po e shihni me fëmijë të vegjël kosovarë ,  në oborrin e shtëpisë së saj, të cilën e ruan me shumë kujdes.  

Personalisht kam pasur rastin disa herë t’i vizitoj  këto familje kosovare ( fëmijë të vegjël,  të rinj e të reja, gra e burra të moshuar), të shoqërohem e të bisedoj me to për hallet dhe përjetimet e tyre  rrëqethëse nga eksodi serb, të cilat  të shqetësojnë shpirtin e të prekin thellë në zemër.  Ata  ndjeheshin  shumë mirënjohës  ndaj familjes Shkreli, dhe të gjitha familjeve tjera  shqiptare në Mal të Zi, Shqipëri e Maqedoni që ua kishin hapur dyert me shtëpive të tyre  në kohë kur ata ishin larguar nga Kosova për shkak të represionit serb.

E bukura është se familjarët e Anton Shkrelit, 23 vite më pas , kanë mbetur miq të vjetër, të  dashur e të sinqertë  me  këto familje kosovare, që nga koha e luftës. Të gjithë së bashku e dinë se janë vëllezër dhe do të jenë vëllezër gjithmonë.

 

Previous Post

Urime Fitër Bajrami

Next Post

Zelensky falenderon Shqipërinë dhe i kërkon të mos lejojë turistë e anije ruse

Next Post
Zelensky falenderon Shqipërinë dhe i kërkon të mos lejojë turistë e anije ruse

Zelensky falenderon Shqipërinë dhe i kërkon të mos lejojë turistë e anije ruse

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org