• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 3 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Art Club” botoi librin “Rishfletim” të autorit Demë Mulliqi

7 Prill, 2022
in Kulturë, Headline
Art Club” botoi librin “Rishfletim” të autorit Demë Mulliqi
Share on FacebookShare on Twitter

KONTRIBUT ME VLERË NË FUSHËN E STUDIMEVE PEDAGOGJIKE DHE HISTORIKE

Mësimdhënësi dhe studiuesi i pasionuar Demë Mulliqi ka ardhur këto ditë para lexuesit me librin e ri “Rishfletim”, një përmbledhje e kumtesave dhe vështrimeve që autori i ka mbajtur në konferenca shkencore dhe tubime, apo janë botuar në shtypin e kohës (“Bota sot”, “Koha ditore”, “Shkëndija”, “Gurra”, “Lemba”, “Koha javore”, “Kronika”, “Gazeta shqiptare” etj.).

Vështrimet dhe kumtesat trajtojnë tema dhe çështje të ndryshme nga fusha e arsimit dhe e pedagogjisë, ndriçojnë ngjarjet historike dhe personalitetet kombëtare etj. Duke qenë i lidhur me Ulqinin dhe shqiptarët në Malin e Zi, një pjesë e kumtesave merren me shqiptarët dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Si tërësi, ato paraqesin një kontribut me vlerë në fushën e studimeve pedagogjike dhe historike.

Redaktor i librit është Ali Salaj, recensent Dr. Nail Draga, kurse redaktor teknik Qazim Muja.

Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë.

Demë Mulliqi ka lindur në fshatin Raushiq të komunës së Pejës. Është autor i librave: “Skënderbeu, edukator i kombit shqiptar”, “Shkollat e mesme të Pejës nën okupim (1990/91-1997/98)”, “Rrugëtimi i shkollës dhe arsimit në komunën e Pejës deri në vitin 1945”, “Zilja e thyer – Shkolla fillore kosovare në Mal të Zi (1998-1999)”, “Raushiqi mbi themelet e ankikitetit (monografi)” dhe “Përtej shprese” (roman). “Rishfletim” është libri i shtatë i tij.

Për kontributin në fushën e arsimit dhe çështjes kombëtare, Demë Mulliqit i janë ndarë shumë mirënjohje nga institucionet arsimore dhe shtetërore.

Ulqin, më 07. 04. 2022 ​      SHAI “Art Club”

Previous Post

Në Tuz, mbahet program historik-artistik, për nder të 111 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Next Post

Donacion për SHF”Bashkimi” në Skorraq

Next Post
Donacion për SHF”Bashkimi” në Skorraq

Donacion për SHF"Bashkimi" në Skorraq

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org