• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Në Tuz, mbahet ekspozitë me fotografi historike “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”

20 Mars, 2022
in Kulturë, Headline
Në Tuz, mbahet ekspozitë me fotografi historike “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”
Share on FacebookShare on Twitter
Më 19 mars 2022, Qendra Kulturore – Informative “Malësia”, organizoi  ekspozitën e fotografive me karakter historik “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”.
Ky eveniment vjen si projekt i shoqatës “Kosova për Sanxhakun” në bahkëpunim me Insitutin Albanologjik , Prishtinë.
Espozitën e shpalli të hapur UD i drejtorit të QKI “Malësia”, z.Vasel Berishaj, ndërsa lidhur me projektin  që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri, folën kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, profesor i gjeografisë dhe mr i diplomacisë, z. Ismet Azizi si dhe nënkryetari i shoqatës, publicisti dhe shrimtari, z. Ali Daci.

Ekspozita e sipërpërmendur ka të bëj me njohjen e opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar me të kaluarën, kulturën dhe traditën e popullit shqiptar në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe më gjerë.

Në bazë të dhënave dhe dokumentacionit të përgatitur,  mësojmë se kjo trevë në vazhdimësi ishte e banuar nga fiset ilire e së fundmi të fiseve të ndryshme si Kelmendasit, Kuçët, Hotët, etj.
Kjo popullatë iu nënshtrua asimilimit të gjatë shekullor duke u nënshtruar dhe duke imponuar gjuhën dhe kulturën sllave fillimisht si myslimanë dhe përfundimisht si boshnjakë. Por, të gjitha dëshmitë flasin se kjo trevë edhe në ditët e sotme është e banuar nga shqiptarët, edhe pse pjesa dërmuese e tyre deklarohen boshnjakë jo më larg se në brezin e dytë na dalin puro shqiptarë.
Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë, të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, te gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave në të ardhmen.
Trashëgimia kulturore e Sanxhakut përfshin pronën kulturore, kulturën materiale, kulturën shpirtërore, (e të tilla janë: folklori, traditat, gjuha dhe veshjet tradicionale shqiptare, traditat, gjuha dhe ritet tradicionale), si dhe trashëgimia natyrore.

Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike- tregojnë histori të pathëna ose të pashkruara me fjalë.

Ekspozita do të ndikojë në mase të duhur te studentët aktualë dhe tek ata që do të vijnë të merren me studimin e këtij rajoni, që jep kontribut të madh të ngritjes së vetëdijes kombëtare të viset shqiptare që janë pothuajse të asimiluara.
Malesia.org

Previous Post

Pamje të mjerueshme: Kjo është gjendja e shkollës fillore “Bashkimi”-Skorraq

Next Post

Pse asimilimi i shqiptarëve në Tivar nuk ka të ndalur!?

Next Post
A duhet shqiptarët të dalin në zgjedhjet e 30 gushtit?!

Pse asimilimi i shqiptarëve në Tivar nuk ka të ndalur!?

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org