• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Mbahen protesta pro Rusisë në Podgoricë

3 Mars, 2022
in Lajme, Headline
Share on FacebookShare on Twitter

Para selisë së Parlamentit të Malit të Zi, në mbrëmjen e së mërkurës, u mbajt një protestë në mbështetje të Rusisë.

Duke brohoritur “Rusia”, “Putin” dhe duke kënduar për Kosovën “e Serbisë”, qindra anëtarë të organizatave ruso-serbe u mblodhën para Parlamentit të Malit të Zi më 2 mars për t’i dhënë mbështetje Rusisë në pushtimin e Ukrainës, transmeton Zëri i Amerikës.

Dhjetëra protestuese mbanin flamuj rusë, serbë dhe të Perandorisë Ruse me parulla pro Rusisë: “Lutju zotit dhe qëndro Rusi” dhe “Serbët në Mal të Zi- Rusët në Ukrainë”.

Poashtu në këtë tubim kishte edhe flamuj çetnikë me kafka dhe me mbishkrimin “Për mbretin dhe atdheun-liri a vdekje”.

Në protestën para selisë së Parlamentit ishin të pranishëm edhe grupi i ashtuquajtur “Ujqërit e natës”, një organizatë e njohur pro-ruse, e cila është e afërt dhe mbështetet nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në qytetin e Nikshiqit.

Nacionalistët serbë pritet që ditëve në vazhdim të protestojnë edhe në qytetet tjera në Mal të Zi. Këto janë tubimet e pakta në Evropë që mbështesin Rusinë dhe presidentin Putin.

Ditët e fundit në Podgoricë ka pasur edhe tubime të tjera, të organizuara në mbështetje të Ukrainës.

Në këto protesta kishte një ikonografi krejt tjetër, por edhe mesazhe me flamuj malazezë dhe ukrainas, ku protestuesit bënin thirrje për paqe dhe akuzonin Rusinë për sulmet luftarake në Ukrainë.

Mali i Zi i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj sulmut kundër Ukrainës.

 

 


 

Previous Post

Ulqin: PD-ASH-URA bashkë, UDSH me LDnëMZ, ndërsa Forca vetëm

Next Post

Manifestim për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në QKI “Malësia”

Next Post
Manifestim për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në QKI “Malësia”

Manifestim për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në QKI “Malësia”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org