• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Mali i Zi mund të bëhet për herë të parë me kryeministër shqiptar

21 Dhjetor, 2021
in Lajme, Headline
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA në Malin e Zi, Ilir Harasani, shprehet se URA po drejton përpjekjet për krijimin e qeverisë së re të pakicës e mbështetur nga partitë pro perëndimore.

Kjo strategji, e mbështetur nga i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar pritet t’i japë fund rolit destruktiv të partisë proserbe, Frontit Demokratik, që aktualisht URA e ka aleate në koalicion.

Harasani tha se në marrëveshjen për formimin e qeverisë së re, nga 7 përfaqësues politikë, 4 janë shqiptarë dhe në këto rrethana nuk e përjashtoi mundësinë që kryeministri i Malit të Zi të jetë për herë të parë një shqiptar.

“Me marrëveshjen që kemi bërë para një jave, mendoj se është një hap i mirë drejt së ardhmes dhe formimi ndoshta i një qeverie të re ku janë pjesë të gjitha nacionalitetet. Nga 7 nënshkruesit kemi serbë, malazezë, boshnjakë dhe shqiptarë. Nga ajo marrëveshje 4 janë shqiptarë. Në këtë rast, shqiptarëve u jepet mundësia që të kenë së paku 2 ministri dhe kryeministri ndoshta do të jetë shqiptar që është një arritje shumë e madhe”, tha Harasani.

Lëvizja URA drejtohet nga politikani shqiptar Dritan Abazoviq, që aktualisht është zv.kryeministër i Malit të Zi.

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA u shpreh gjatë intervistës në emisionin “Balkan Talks” se ka një konfuzion dhe mosmarrëveshje brenda shumicës qeveritare. Sipas tij kjo ishte e pritshme pasi aleatët e koalicionit kanë ideologji të ndryshme.

“Është një situatë konfuze, në mazhorancë dhe në të gjithë parlamentin e Malit të Zi. Pas një viti e ca muajve nga formimi i qeverisë, ne kemi një mosmarrëveshje mes mazhorancës”, tha ai. /euronews/

Previous Post

Gazetat shqiptare që shkuan në histori

Next Post

Ambasadori i Kosovës Martin Berishaj, dorëzon letrat kredenciale Presidentit të Kroacisë

Next Post
Ambasadori i Kosovës Martin Berishaj, dorëzon letrat kredenciale Presidentit të Kroacisë

Ambasadori i Kosovës Martin Berishaj, dorëzon letrat kredenciale Presidentit të Kroacisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org