• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 1 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Mungesë e vullnetit politik për ballafaqimin me të shkuarën

4 Tetor, 2021
in Opinione/Editoriale, Headline
Dilema e vlerave dhe e kompromisit
Share on FacebookShare on Twitter

Në vendet e dalura nga ish kampi socialist në rrethana të reja shoqërore nuk duhet të ekzistojnë tema tabu, në veçanti për krimet e bëra nga pushtetët e kohës. Por, në Mal të Zi ende hezitojnë në këtë drejtim sepse mungon vullneti politik për ballafaqimin me të shkuarën si kudo në botën demokratike. Pikërisht  votimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, në Kuvendin e Malit të Zi, dëshmoj ndarjën e qytetarëve në bazë kombëtare, politike e fetare në këtë mjedis, që ka reflektuar  në shumicën parlamentare e cila përbëhët me një strukturë heterogjene të subjektëve politike, me animozitete në qeverisje

Nail  Draga

Duke marrë parasysh se krimet ndaj popullsisë në sajë të luftërave në ish Jugosllavi kanë marrë gjykimin dhe dënimin nga Gjykata Ndërkombëtare në Hag, ku gjenocidi në Srebrenicë mbetën krimi i  veçantë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, individë dhe parti politike të serbëve e mohojnë një vendim të tillë gjyqësor. Rasti i votimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Kuvendin e Malit të Zi(17.6.2021) dëshmoj se në Mal të Zi vazhdon sindromi serb, ndaj luftimeve të zhvilluara në Bosnjë e Hercegovinë, që u dëshmu me refuzimin nga 19deputet serb të Kuvend.

Një qendrim i tillë duke mohuar një krim, përkatësisht gjenocid icili ka ndodhur në korrik të vitit 1995, dëshmon se popullsia serbe në Mal të Zi e cila në mënyrë aproksimative  përbën 1/3 e popullsisë së përgjithshme mbetet çështje shqetësuese! Dhe nga një qendrim i tillë para qytetarëve tjerë në Mal të Zi paraqet sfidë për të tejkaluar një realitet shoqëror me pasoja aktuale dhe në të ardhmën.

Pushteti i ri para sfidave të mëdha

Sipas informacioneve që disponojmë  për gjashtë vite për krimetë luftës është procesuar vetëm një person, që dëshmon se nëMal të Zi mungon vullneti politik për denimin e krimeve tëluftës. Pjesëtarët e familjeve të viktimave të luftës, presin me tëdrejtë se pushteti i ri do të angazhohet në këtë drejtim, andajjanë para sfidave të mëdha jo vetëm politike. Vetëm me ngritjene padive ndaj krimeve përkatësisht individëve përgjegjës, sikurse është rasti i Bukovicës, Shtërpcës, Rozhajës, Deportimittë boshnjakëve etj., do të dëshmohej gadishmëri për të dënuarkrimet e luftës, si mision për drejtësi ndaj viktimave në këtëmjedis.

Ndonëse në Mal të Zi  nga viti 2015,  është ne funksionProkuroria Speciale Shtetërore(SDT) që është përgjegjëse përzbatimin e „Strategjisë për hulumtimin e krimeve të luftës nëMal të Zi“ përkatësisht për ndjekjën e autorëve të vepravepenale  të krimeve të luftës, deri më tash mungon mbeshtetja e organeve kompetente, e po ashtu edhe vullneti politik kur ështënë pyetje kjo çështje.

Vendime politike e jo gjyqësore

E dhëna se në lidhje me procesuimin e krimeve të luftës, prokuroria malazeze ka procesuar shtatë raste, duke ngitur padi dhe ndaj tyre kemi epiloge gjyqësore. Kështu në lidhje melëndët e „Deportimit“, „Bukovica“, “Husaj-Rozhajë“ të dyshuarit janë liruar me vendim gjyqësor. Ndonëse, në vendet përkatëse kanë ndodhur krime të luftës, me numër të madh të viktimash, është dëshmi transparente, se kemi vendime jo gjyqësore por të politikës ditore. Rezultatet e tilla  nga prokuroria dëshmojnë se në territorin e Malit të Zi  nuk kanë ndodhur krime të luftës, si dhe të tillët nuk i kanë kryer qytetarët e këtij vendi. Opinioni i gjerë e di se në territorin e Malit të Zi me angazhimin e udhëheqjës politike e shtetërore  kanë humbur jetën njerëzit në luftërat e viteve të 90-ta, në mbrojtje të gjoja Jugosllavisë, e cila ishte në shërbim të ideologjisë serbomadhe. Kujtojmë me këtë rast sulimin në Dubrovnik, Bosnën lindore etj. Në shërbim të kësaj ideologjie ishte edhe udhëheqja politike e Malit të Zi, deri në vitin 1997, kur definitivisht u distancu nga një politikë e tillë.

Deri sa nga prukoria speciale shtetërore deklarohen se ka munguar vullneti politik për denimin e krimeve të luftës(1.7.2021) del qartë se ky institucion nuk është i pavarur, por është nën ndikimin e politikës(pushtetit), që duhet të jetë shqetësim për të gjithë qytetarët!

Vrasja e kosovarëve në Husaj-Rozhajë (1999)

Ndër krimet e luftës që kanë ndodhur në territorin e Malit të Ziështë edhe vrasja e qytetarëve nga Kosova të cilët si refugjatëkanë depërtuar në malësinë e Rozhajës, pikërisht në vendinHusaj, më 18 prill 1999. Ndaj tyre refugjatëve kanë reaguarpjesëtarët e Ushtrisë Jugosllave, duke vrarë 21 persona dhedhjetëra të plagosur. Ishte ky një akt kriminal, sepse kosovarëtishin qytetar të zhvendosur nga lufta në Kosovë, për të gjeturshpëtim, por këtu gjetën vdekjën. Ndonëse shpëtuan ngaterrorizmi ushtarko-policor  serbë në Kosovë, u vranë ngapjesëtarët e ushtrisë jugosllave(serbo-malazeze). Ndaj këtijprocesi janë zhvilluar disa seanca gjyqësore në Mal të Zi, porgjykata të akuzuarit për këtë krim i ka shpallur tëpafajshëm(2014), duke dëshmuar së nuk është në favor tëdrejtësisë, për të denuar krimet e vrasësit e qytetarëve të cilëtishin fajtor se ishin vetëm të një kombi tjetër.

Drejtësia e munguar

Duke e marrë parasysh se krimet e luftës nuk vjetrohen, ështëobligim i prokurorisë që të rihapë lëndet e procesuara si tëpasuksesshme, sidomos lëndët siç janë „Bukovica“, „Deportimi“ dhe „Husaj në Rozhajë”, sepse gjyqët, nuk kanë pasur forcë përtë vërtetuar se kemi pasur rast të krimeve të luftës.

Pasi të gjithë të akuzuarit janë liruar, këta lëndë KomisioniEuropian(KE) i ka regjistruar si zbatim të gabuar të drejtësisë. Pikërisht duke marrë për bazë një konstatim të tillë, ekzistonmundësia përseri të mbahet gjyqi për rastët e „Deportimit“, „Bukovicës“ dhe ate në „Husaj në Rozhajë“, por duhet tëekzistojë vullneti politik i pushtetit, çështje kjo e cila deri mëtash ka munguar.

Përfundimisht, pa ndryshime ne prokurori e gjyqësi është iluziontë presim ndonjë ndryshim cilësor dhe profesional, sepse këtoinstitucione  kanë qenë te politizuar, përkatësisht nën ndikimin e politikës së ditës. Andaj i mbetet pushtetit të ri të angazhohet nëkëtë drejtim,  në favor të drejtësisë së munguar dhe barazisëqytetare e nacionale si kudo në botën demokratike.

(29 shtator  2021)

Tags: Dr.Nail Draga
Previous Post

Protestë në Tuz, me rastin e vrasjes së Shejlla Bakija

Next Post

Thirrje për shkrime në gazetë

Next Post
Thirrje për shkrime në gazetë

Thirrje për shkrime në gazetë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org