• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Panairi i të rinjve: Rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmit

21 Qershor, 2021
in Të Ndryshme, Headline
Share on FacebookShare on Twitter

Fundjavën që shkoi, në Shkodër u organizua “Panairi i të rinjve: Rrugët e zhvillimit të karrierës në sektorin e turizmit”, i cili mblodhi së bashku nxënës nga Shkolla e Mesme e Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin dhe Shkolla Profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Panairi synoi të sjellë bashkë të rinjtë dhe punëdhënësit nga rajoni ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri, duke krijuar kështu mundësi për bashkëbisedim dhe hapësira të reja për aftësimin dhe punësimin e të rinjve në sektorin e turizmit.

Aktiviteti u organizua në një format miqësor ku të rinjtë nga Ulqini dhe Shkodra patën mundësi të krijojnë kontakte dhe shkëmbejnë eksperienca me njëri tjetrin, të shpalosin aftësitë e tyre krijuese, të prezantojnë potencialet turistike të rajonit ndërkufitar përmes katalogëve dhe broshurave si dhe të promovojnë specialitetet e kuzhinave tradicionale të të dy qyteteve. Të rinjtë po ashtu patën mundësi të komunikojnë me biznese të ndryshme për të eksploruar mundësitë e angazhimit gjatë stinës së verës.
Të rinjtë nga Ulqini, së bashku me mësimdhënësit e tyre, u prezantuan në këtë panair me udhëzuesin turistik të titulluar “Për fundjavë në Ulqin”, i cili ofron një informacion të ilustruar për pikat më interesante që duhet të vizitohen, duke filluar nga pika kufitare në Sukubinë e deri në Limanin e Ulqinit.

Vlerësimet që shoqata Horizonti i Ri ka nxjerrë nga puna me të rinjtë përmes sesioneve trajnuese dhe aktiviteteve tjera, tregojnë se ata kane një qëndrim pozitiv dhe optimist për tu angazhuar në sektorin e turizmit, fillimisht përmes punës praktike gjatë stinës së verës e më pas duke krijuar edhe idetë e veta të biznesit, të cilat do të mbështeten nga projekti që po zhvillohet në të dy anët e kufirit. Në te njëjtën kohë, kjo shoqatë ka zhvilluar edhe një hulumtim në terren, sipas të cilit rezultoi se edhe punëdhënësit lokal janë te gatshëm t’iu sigurojnë te rinjve mundësi që të angazhohen në bizneset e tyre, të fitojnë shkathtësi të reja pune e pse jo edhe të punësohen në një periudhë më të gjatë.

Panairi i punës për të rinjtë u realizua në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit ndërkufitar IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi (CFCU). Projekti zbatohet nga organizata World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim-Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra.

Previous Post

Kosova me padi ndaj Malit të Zi, kërkohet kthimi i pronës në Budvë që ishte blerë 6 dekada më parë

Next Post

Rama: Dështoi BE dhe jo Shqipëria

Next Post
Rama kundër hyrjes në Shqipëri të Telekom Serbia

Rama: Dështoi BE dhe jo Shqipëria

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org