• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 1 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Ta pastrojmë veten për ta pastruar Malësinë

19 Qershor, 2021
in Opinione/Editoriale, Headline
Gjonaj: Gojëdhënë popullore për Trieshin
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gjekë Gjonaj

Mbrojtja e mjedisit nuk duhet të jenë përgjegjësi e vetëm një institucioni, por e të gjithëve dhe për këtë do të duhet të punohet çdo ditë. Do të ishte mirë  për të kuptuar se në fakt rruga, ura, lumi, fusha, parku  e gjithçka tjetër nuk është vetëm e institucionit përgjegjës. Aq më tepër sot, kur Mali i Zi si shtet ekologjik dhe gjithë bota po përballet me virusin COVID-19, i cili na ka vetëdijesuar se në parandalimin e tij gjëja kryesore është të mbajmë pastërtinë.

Komuna e Tuzit ka akoma nevojë për punë, ka akoma nevojë për angazhim dhe ka nevojë për më tepër që të gjithë qytetarët e saj të sensibilizohen dhe të ndërgjegjësohen për të mos ndotur mjedisin. Cili do nga qytetarët e Malësisë aty ku punon dhe jeton duhet të japë kontributin e vet për të pastruar sadopak. Sepse peizazhi i Malësisë është prekur në një mënyrë të pakëndshme dhe mbeturinat janë të gjithëpranishme në zonat urbane dhe rurale. Imazhi që përcillet lë shumë për të dëshiruar. Është në dinjitetin e Komunës  që ajo të jetë e pastër.  Për ndotjen e ambientit në këtë trevë nuk duhet fajësuar dikë tjetër. Nuk mund të themi na e ka fajin armiku, jo! Për ndotjen e kemi vet fajin. Dhe kur ta pranojmë fajin, mund t’i dalim zot. Po gjetëm arsyetim, siç gjejmë tipikisht ne ballkanasit, se për gjendjen tonë  fajin na e ka armiku imagjinar nuk kemi gjë për fill.

Duhet ta kuptojmë ne jemi pjesë e natyrës dhe se nuk mund të ndahemi nga ajo.  Sado që ne të paraqitemi se jemi me te fortë se natyra, ajo gjithmonë na e kthen në një mënyrë.  E jona është që t’i ndryshojmë këto shprehi. Çdoherë duhet të nisemi nga vetvetja dhe të jemi shembull për të  tjerët. Kryesorja është që ne së pari të pastrojmë mbeturinat që ndodhen në ne, të cilat i kemi fituar nga jashtë. Në atë masë do të pastrojmë shtëpinë tonë, oborrin tonë dhe mjedisin ku jetojmë. Nga sjellja jonë do të edukohen edhe fëmijët tanë. Për fat të keq në shoqërinë e sotme është trup të jesh i kulturuar.  Ndërkaq mburremi kur shkojmë  në vende të tjera  evropiane e botërore me kulturë më të lartë dhe shohim trotuare të pastra, kopshte e parqe të gjelbëruara. E kur kthehemi në vendin tonë sillemi ndryshe nga atje. Vazhdojmë me  “ kulturën” tonë të hershme, të hedhim lloj-lloj plehërash kudo në hapësira publike, pa menduar fare se ato dëmtojnë shëndetin tonë, të familjarëve tanë dhe të gjithë të qytetarëve e mysafirëve që e frekuentojnë këtë trevë. Ne duhet të jemi ata që  personalisht të ndryshojmë vetëdijen tonë, e pastaj  edhe atë kolektive. Beteja që duhet fituar është ajo e mentalitetit. Nuk mund ta pastrojmë Malësinë, pa e pastruar veten.  Vetëm kështu ne mund të fillojmë të ndryshojmë imazhin e Malësisë dhe ta bëjmë atë ( vendlindjen tonë) më të pastër. Prandaj, mos të hezitojmë. Që nga sot mund ta fillojmë një ndryshim të ri, sepse mjedisi është garantues i shëndetit. Është në dinjitetin e Komunës së Tuzit që ajo të jetë e pastër dhe një komunë model për komunat tjera.

Tags: Gjekë Gjonaj
Previous Post

Rëndësia e zbulimit të origjinës së SARS-COV-2

Next Post

Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta, takon liderët politik

Next Post
Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta, takon liderët politik

Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta, takon liderët politik

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org