• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

LDSH-ftesë për ruajtjen e Mjedisit

5 Qershor, 2021
in Lajme
LDSH-ftesë për ruajtjen e Mjedisit
Share on FacebookShare on Twitter

05 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit

LDSH-FTESË PËR RUAJTJEN E MJEDISIT

Sot, në mbi 140 vende të botës, shënohet Dita Botërore e Mbrojtjes së Mjedisit. Kjo ngjarje shfrytëzohet si njëra nga mënyrat mbi të cilat Organizata e Kombeve të Bashkuara zhvillon ndërgjegjësimin për nevojën e ruajtjes dhe mbrojtjes të mjedisit.

Vendimi për kremtimin e kësaj date, në nivelin global, është sjellë në Konferencën e Stokholmit, në vitin 1972, dhe vazhdon të shënohet që në vitin 1974, nën sloganin “Bota është vetëm një”. Me rastin e Ditës Botërore të Mbrojtjes së Mjedisit në tërë botën organizohen tubime të shumta shkencore, koncerte dhe tryeza të rrumbullakëta, por po ashtu edhe aksione për mbjellje të pemëve, pastrim të natyrës e të ngjashme, kurse shkollat organizojnë gara të ndryshme.

Duhet theksuar se e tërë decenia e tretë, e këtij shekulli, 2021-2031, do të kalojë në shenjë të ruajtjes së biodiversitetit. Kjo ditë është rast që të gjithë, pa përjashtim, të marrin përgjegjësinë mbi vete dhe të bëhemi bartës të ndryshimeve në këtë fushë.

Nuk ka rëndësi statusi i juaj shoqëror (bujk, student, profesor, politikan, ndërmarrës…) por është me rëndësi që këtë ditë, së bashku me familjarë dhe miq, ta kaloni në natyrë dhe të jeni pjesë e sajë.

Natyra na mëson dhe, si asnjëherë më parë na porositë, ”nëse më shkatërroni, do të bëni vetëvrasje”.

Nën moton “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, edhe Komuna e Tuzit , edhe pse e re dhe sapo ka filluar të marrë këmbë, po bën ç’është e mundur për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Megjithatë, e gjithë puna e saj dhe e organeve gjegjëse Komunale nuk është e mjaftueshme nëse edhe ne si shoqëri nuk jemi të ndërgjegjshëm dhe nuk kujdesemi për vendin tonë.

Komuna jonë e re, Malësia jonë e bukur, meriton shumë më tepër kujdes, nga të gjithë ne.

Ta ruajmë pra nënën Tokë, duke ruajtur Malësinë tonë, këtë perlë të çmuar në cepin e Ilirisë dhe në zemrën e Europës. Ketë e kemi detyrim ndaj të së kaluarës, të sotmes dhe porosi për të ardhmen.

Sherbimi informativ i LDSH

Tags: Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH)
Previous Post

Imuniteti i njeriut ndaj COVID-19 i përkohshëm apo i përjetshëm?

Next Post

Në Tuz hapet hapet Ekspozita e piktorit shkodran Fatmir Juka

Next Post
Në Tuz hapet hapet Ekspozita e piktorit shkodran Fatmir Juka

Në Tuz hapet hapet Ekspozita e piktorit shkodran Fatmir Juka

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org