• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Arsimi si mision e jo profesion i rastit

9 Maj, 2021
in Opinione/Editoriale, Headline
Draga: Presidentin e përcaktuan votat e popujve pakicë
Share on FacebookShare on Twitter

Në sajë të rrethanave të reja shoqërore në pluralizëm në vendete ish kampit socialist në Europën Juglindore është përshtypje e përgjithshme se arsimi ka humbur vlerën  që e kishte më herëtsepse nga profesioni si mision tash me ndonjë përjashtimlirisht mund të cilësohet si profesion i rastit, me pasoja tëmëdha  shoqërore. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët në Mal të Zi të cilët në shkollat më mësim në gjuhënshqipe mësojnë me programe dhe tekste  mësimore tëimponuara që janë  kundër barazisë arsimore e kombëtare tëshqiptarëve në këtë mjedis sipas standardëve ndërkombëtare

Nga Nail Draga

Nëse më herët  kemi pasur rast të dëgjojmë për krizatekonomike, e më pas edhe ate politike në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale. Kemi të bëjmë më njëkrizë të veçantë e cila  në pluralizëm  është paraqitur me shpejtësi, sepse kanë rënë maskat e kohës së monizmit, që ishtedukuri e imponuar shoqërore.

Në këtë përmasë nuk është evituar as arsimi, sepse të gjithë jemidëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më tëulët shoqëror. Duke marrë parasysh se në kaluarën në arsim janëdrejtuar nxënës dhe student të dalluar në pluralizëm   me ndonjëpërjashtim të rastit janë orientuar studentët më të dobët. Po ashtuduhet cekur së kësaj dukuri I ka ndihmuar edhe  politizimi ishkollave që ka marrë përmasa shqetësuese si me rastin e punësimit të mësimdhënësve por edhe në zgjedhjen e drejtoravetë shkollave duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasyshvlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës.

Indiferentizmi si shprehi

Në rrethana të tilla shoqërore, me përjashtim të rastëve në këtëaspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar ndonjë disponim apoangazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnëprogramet mësimore. Kemi të bëjmë pikërisht me programemësimore e tekste shkollore të imponuara, ku në hartimin e tyrenuk kanë marrë pjesë mësimdhënësit, me vërejtjet dhesygjerimet e tyre, aq më tepër kur kemi të bëjmë me teksteshkollore të përkthyera në gjuhën shqipe. Në këtë aspekt në sajëtë rrethanave shoqërore të arsimtarët të cilët janë aktiv nëprocesin mësimor ende vazhdon indiferentizmi si shprehi ngakoha e monizmit, përkatësisht i mentaliteti i të nënshtruarit.

Pikërisht, nga një situatë e tillë deri më tash nuk kemi pasur rasttë dëgjojmë  apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim siindividë apo të aktivit profesional, për të njohtuar opinionin e gjerë e sidomos prindërit e nxënësve të cilëve iu mbajnë mësim. Sepse mësimdhënësi bashkëkohor përveç se realizon programinmësimor, ai duhet të jetë edhe kërkues, duke mos qenë monoton, duke ofruar  përmbajtje motivuese dhe inspiruese për nxënësit.

Në këtë aspekt  mësmidhënësi të nxënësi duhet të zhvillojëqasjen kritike duke nxitur kulturën e debatit për çështjetpërkatëse. Vetëm në këtë formë të zhvillimit të mësimit do tëtrajtoheshin edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me çështjen e identitetit kombëtar të nxënësve që iu është mohuar ngaprogrami mësimor.

Vetëm me një organizim me kuadra të dëshmuara, si stafpedagogjik dhe personel arsimor  aktiv në procesin mësimor me përgatitje shkollore, jo vetëm si profesion të rastit,  por si misionjetësor mund të arrihen objektiva pedagogjike në mjedisinpërkatës.

Nuk ka dilemë se arsimi mbetën baza e një  shoqërie, ndërsa e kundërta do sjell pasoja, ku në veçanti  rrezikohet  identitetikombëtar tek popujt e ndarë në mjediset   multinacionale, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.

Mos angazhimi i  partive politike shqiptare

Ne këtë drejtim në pluralizëm me të drejtë është pritur angazhimkonkret nga partitë politike të shqiptarëve të cilët kanë qenëpjesë e pushtetit qendror për dy dekada, por fatkeqësisht përveçndonjë deklaratë të rastit konkretisht nuk kanë treguarinteresimin e duhur andaj ka munguar rezultati konkret. Konkretisht mendoj se kanë pasur mundësi të angazhohen për tëarritur bashkëpunim me ministritë analoge në Shqipëri e Kosovë, në lidhje për nënshkrimin përkatësisht memorandumine  marrëveshjes me ministrinë e arsimit në Mal të Zi, por, kamunguar angazhimi konkret në këtë drejtim, që nuk mund tëarsyetohet më asgjë.

Nuk ka dilemë së një marrëveshje e tillë do të kishte qenë nëfavor të arsimit në gjuhën shqipe dhe mbrojtjës së identitetit tëshqiptarëve në këtë mjedis, sipas standardëve ndërkombëtare, për të eliminuar pabarazinë arsimore edhe në pluralizëm.

Me heshtje nuk ndryshohet gjendja

Nuk ka dilemë se  nëse do të vazhdojmë të jemi të heshtur apostatist  vetëm për qëllime personale gjendja në fushën e arsimitnuk do të ndryshojë, andaj e vetmja mundësi është  angazhimi  i  kuadrave  të dëshmuara në nivel  kombëtar, enkas për çështjeprogramore dhe tekste shkollore të lëndët e  identitetit kombëtar.

Ndonëse pritshmëritë kanë qenë të mëdha për fat të keq edhe pas tridhjetë viteve në pluralizëm sistemi arsimor nuk ofron  barazi për të gjithë qytetarët  në arsim-edukim  e identitet kombëtar. Rasti i shqiptarëve në Mal të Zi paraqet diskriminim praktik, sepse lëndët e identitetit kombëtar siç janë historia e kulturamuzikore, janë me tekste mësimore të autorëve sllav dhe tëpërkthyera në gjuhën shqipe, dhe sit ë tilla janë të pa pranueshme dhe të dëmshme për nxënësit shqiptarë. Andaj ështëobligim jo vetëm i mësimdhënësve të cilët marrin pjesë aktivenë procesin mësimor të reagojnë dhe të angazhohen për tëndryshuar gjendjen egzistuese.

Çdo angazhim në këtë aspekt duke u bazuar në ligje, kushtetutëe standardët ndërkombëtare është obligim moral dhe kombëtar.Vetëm në këtë mënyrë mund të eliminohet diskriminimi arsimor,duke dëshmuar profesionalizëm dhe guxim, sepse punët tonanuk na i kryejnë të tjerët!

(Maj 2021)

Tags: Dr.Nail Draga
Previous Post

Në Tuz, bëhet promovimi i veprës së autorit Ibrahim Berjashi “Sirena e Liqenit”

Next Post

Kulla zëmadhe e bajraktarëve të Grudës, fole heronjsh e heroinash

Next Post
Kulla zëmadhe e bajraktarëve të Grudës, fole heronjsh e heroinash

Kulla zëmadhe e bajraktarëve të Grudës, fole heronjsh e heroinash

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org