• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Trajnime me të rinjtë për punësueshmërinë dhe sipërmarrjen sociale

28 Prill, 2021
in Lajme, Headline
Trajnime me të rinjtë për punësueshmërinë dhe sipërmarrjen sociale
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të projektit: “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”, në Shkollën e Mesme Publike të Ulqinit filloi cikli i trajnimeve edukative në fushën epunesueshmërisë dhe sipermarrjes sociale.

Në hapësirën e veçantë të titulluar Laboratori Rinor i Punësimit, 50 nxënës nga kjo shkollë do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi që i përgatisin ata për tregun e punës, me theks të veçantë në fushën e turizmit. Gjatë këtij viti, të rinjtë do të ndjekin 10 trajnime (Soft Skills Trainings) të cilët sigurojnë aftësi të buta në lidhje me komunikimin, udhëheqjen, mendimin kritik, përshtatshmërinë, organizimin, punën ekipore, përpikërinë, etikën e punës, zgjidhjen e konflikteve, etj.

Ky program do të zhvillohet sipas kurrikulës SKYE e cila ofron një qasje të integruar për të ndihmuar të rinjtë që të zhvillojnë aftësitë, sjelljet dhe qëndrimet e nevojshme për të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në komunitetet. Ky model ka në fokus zhvillimin ekonomik të të rinjve dhe adreson nevojat e jetesës dhe aspiratat e tyre.

Gjatë kohëzgjatjes se projektit, 100 të rinj nga Ulqini dhe Shkodra do të mësojnë të bëjnë punë kërkimore, do të eksplorojnë ide të reja biznesi të cilat janë në përputhje me kërkesat e tregut, do të bëjnë punë praktike pranë bizneseve lokale, do të shkëmbejnë eksperienca me bashkëmoshatarë në rajonin ndërkufitar, si edhe do të përfitojnë mbështetjefinanciare për idetë e tyre të biznesit.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit ndërkufitar IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi dhe zbatohet nga organizata World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra.

Tags: OJQ HORIZONTI
Previous Post

PS feston fitoren, Rama: Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve

Next Post

Gjeloshaj: Nënshkruam kontratën për ndërtimin e qendrës trektare në Tuz, ku do hapën afro 100 vende pune

Next Post
Ngjarjet që do të veçojnë vitin 2017

Gjeloshaj: Nënshkruam kontratën për ndërtimin e qendrës trektare në Tuz, ku do hapën afro 100 vende pune

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org