• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

LDSH: Kosova shënon 13 vjet liri e shpresë

17 Shkurt, 2021
in Lajme, Headline
LDSH: Kosova shënon 13 vjet liri e shpresë
Share on FacebookShare on Twitter

Sot Kosova shënon 13 vjetorin e pavarësisë; 13 vjet liri e shpresë, për një të ardhme më të mirë.

Duke përgëzuar për të arriturat e saj, për këto 13 vite, LDSH uron popullin e Kosovës edhe për zgjedhjet e fundit, realizuar në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë, dhe fitoren atyre që morën mandatin për të qeverisur 4 vitet e ardhshme.

Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj, pinjollit të këtyre anëve, Albin Kurtit, dhe zonjës dardane Vjosa Osmanit, u urojmë sukses në punën e tyre të shenjtë, për të drejtuar një popull të vuajtur e plotë sakrifica, me shpresë se, duke u mbështetur mbi vlerat e arritura, do të dinë të çojnë përpara misionin e atyre që u murosen në themelet e përgjakura të Kosovës, të atyre që bënë çdo sakrificë, për të parë të lirë popullin shqiptarë të Kosovës.

Qeverinë e re, në këtë drejtim e presin shumë sfida, prandaj i dëshirojmë sukses, në të mirën e Kosovës, e të popullit shqiptar në përgjithësi. Të vazhdojë punën për ndërtimin e Kosovës, me synim të integrimeve  ndërshqiptare dhe euro-atlantike, për të parë Kosovën aty ku e ka vendin, në familjen e madhe të shoqërive të rregulluara e demokratike evropiane.

Ne shqiptarët në Malin e Zi jemi të sigurt se Kosova do të mbetet derë e hapur për nevojat tona, jo të pakta, e për të cilat e tillë ishte gjatë gjithë kohës.

Kosovë, e shtrenjta jonë, Liria jote, e paguar me gjakun e bijve e bijave Tua, e me sakrificat e miqve Tonë, qoftë e përjetshme!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë, Gëzuar ditët e ardhshme, që të gjitha,

Gëzuar shekujt që vijnë!

Me respekt,

Nikollë Camaj, Kryetar i LDSH

Previous Post

Kosova feston sot 13-vjetorin e pavarësisë

Next Post

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj uron Pavarësinë e Kosovës

Next Post
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj uron Pavarësinë e Kosovës

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj uron Pavarësinë e Kosovës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org