• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Reagojnë Nimanbegu dhe Camaj ndaj “gabimit” me fusnotë për Kosovën

9 Dhjetor, 2020
in Lajme, Headline
Reagojnë Nimanbegu dhe Camaj ndaj “gabimit” me fusnotë për Kosovën

Processed with MOLDIV

Share on FacebookShare on Twitter

Në një nga dokumentet e para të Qeverisë së re të Malit të Zi dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Kosova sot ishte shënuar me fusnotë.
Yllin pranë emrit (Kosova*) e vendosin disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Shumë shpejt pati reagime, sidomos nga opinioni në Kosovë, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi doli me një komunikatë duke sqaruar se shënimi i Kosovës me fusnotë ka qenë “gabim teknik”.

Ndërkaq deputeti Genci Nimanbegu tha se nuk beson se kjo ishte gabim.

‘’Sot Ministrja re e Shendetit Boroviniq-Bojoviq ka vendosur yll pas emrit te Kosoves në masat e para antiCovid. Pas lajmërimit të kësaj nga mediat arsyetohen me “gabim”. Pse gabimin nuk e bënë të ndonjë shtet tjetër nga lista!‘‘, ka shkruar Nimanbegu.

Edhe sipas kryetarit të LDSH-së Nikollë Camaj kjo nuk ishte një gabim teknik.

“Ishte kjo një shkelje flagrante e marrëveshjes, nga fillimi i bisedimeve të koalicionit qeverisës. Shumë shpejt erdhi ndreqja e “gabimit teknik”. Se s’ishte gabim, këtë e dimë të gjithë, por pranimi i gabimit erdhi si një njohje e tretë e Kosovës, nga ana e Malit të Zi”, në mes tjerash ka shkruar Camaj.

/MALESIA.ORG/

Previous Post

Lehtësohen masat në Mal të Zi, ndryshohet orari i lëvizjes së qytetarëve

Next Post

Koronavirusi në Tuz-Malësi, 10 raste të reja, shkon në 126 numri i të infekutarëve

Next Post
Koronavirusi në Tuz-Malësi, 10 raste të reja, shkon në 126 numri i të infekutarëve

Koronavirusi në Tuz-Malësi, 10 raste të reja, shkon në 126 numri i të infekutarëve

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org