• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 3 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Donacion me vlerë i dedikuar mësimdhënësve të Shkollës Fillore në Dacaj

2 Dhjetor, 2020
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Donacion me vlerë i dedikuar mësimdhënësve të Shkollës Fillore në Dacaj
Share on FacebookShare on Twitter

Tomë Ivezaj në bashkëpunim me bashkatdhetarët me punë të përkohshme në Detroit të SHBA-së, kanë vendosur të përkrahin vëllazërisht shkollën fillore Dacaj me 6(gjashtë) llaptop të tipit Lenovo për të ju lehtësuar  sadopak mësimin online në kushte pandemie me Covid 19.

Siç shkruan portali RozajeToday, Tomë Ivezaj i përkrahur nga shumë shqiptarë përtej Atlantikut, kanë ndjerë dhembje të madhe me rastin e dëmit të shkaktuar nga zjarri të kësaj vatre të vetme edukative e arsimore në këtë komunë, ku ndjekin mësimin fëmijët e shqiptarëve të kësaj ane vite me radhë. Institucion publik që ka ruajtur, po ruan dhe do të ruaj identitetin kombëtarë, gjuhën, traditën dhe historinë tonë të lavdishme.

“Tomë Ivezaj sot ishte i shoqëruar nga profesori dhe veprimtari i shquar i çështjes sonë kombëtare, z. Anton Sinishtaj nga Tuzi i Malësisë. Dorëzim – pranimi i laptopëve u realizua në prezencë të drejtorit të shkollës z. Haxhi Lajçi, i cili ka falënderuar donatorët, duke ju premtuar se do të vazhdojnë punën me nxënës edhe më me endje në edukimin e gjeneratave”, shkruan RozajeToday.

Tomë Ivezaj duke ju uruar stafit drejtues dhe atij arsimor punë të mbarë dhe suksese në punën e tyre fisnike si mësimdhënës, ndër të tjera shtoi se “ndihma ime dhe e shokëve te mi është obligim kombëtar dhe simbolik, por tani e tutje do të jemi afër jush, nxënësve dhe shqiptarëve të kësaj anë në vazhdimësi si vëllezër të një gjaku”… i cili me mburrje ka deklaruar se edhe pse i lindur në SHBA ka vendosur që t’i kthehet vendlindjes dhe vendit të parëve.

Rikujtojmë se shkollës fillore në Dacaj të Rozhajës, e vetmja në gjuhën shqipe, më 16 maj 2020 iu vu flaka, me çrast u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Ky akt kriminel nuk është zbardhur nga autoritet përkatëse dhe siç duket se është lënë në harresë.

/MALESIA.ORG/

Previous Post

Inaugurohet rruga pranë xhamisë së Dinoshës

Next Post

Shpallet prokurorimi publik për rindërtimin e shkollës në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës

Next Post
Shpallet prokurorimi publik për rindërtimin e shkollës në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës

Shpallet prokurorimi publik për rindërtimin e shkollës në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org