• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 27 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjeloshaj: Partitë e pakicave kombëtare duhet të jenë pjesë e qeverisë së re

28 Shtator, 2020
in Lajme, Headline
ASH dorëzon listën për Podgoricë – LDSH ende e pavendosur
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se partitë e pakicave kombëtare duhet të jenë pjesë e qeverisë së re në Mal të Zi, pasi që, sipas tij, ajo është mënyra më e mirë për të mbrojtur interesat e tyre kombëtarë.

Gjeloshaj i cili është bartësi i Listës shqiptare “Koha është tani”, për Balkan Insight tha se shqiptarët janë të gatshëm të përfshihen në negociata me tre koalicionet ish-opozitare të cilat fituan zgjedhjet, të cilat sipas gjitha gjasave do të dërgojnë DPS-në në opozitë pas tre dekadash.

“Unë mendoj se vetëm përmes pjesëmarrjes në qeveri dhe institucione shtetërore, aty ku bihen vendime të rëndësishme, shqiptarët mund të parandalojnë vendime në dëm të tyre, dhe ne si përfaqësues të shqiptarëve mund të kontribuojmë në përmirësimin e tyre,” tha Gjeloshaj.

Udhëheqësit e tre koalicioneve që së bashku kanë 41 nga 81 vendet e parlamentit pas zgjedhjeve të 30 gushtit, u kanë bërë thirrje pakicave kombëtare të bashkohen me ta.  Disa, megjithatë, siç shkruan Balkan Insight, janë të kujdesshëm duke pasur parasysh se blloku më i madh nga tre koalicionet, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, përmban figura të forta nacionaliste pro-serbe dhe pro-ruse të cilët në vitin 2006 kundërshtuan shkëputjen e Malit të Zi nga unioni i tij shtetëror me Serbinë.

Gjeloshaj tha se disa anëtarë të koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” do të duhet të punojnë shumë për të fituar besimin e pakicave kombëtare. “Veprat janë të rëndësishme për ne, jo vetëm fjalët”, tha ai.

Gjeloshaj tha se negociatat eventuale do të tregojnë nëse ftesa e tre koalicioneve ishte e natyrës formale ose nëse ata në të vërtet janë të gatshëm të pranojnë kërkesat e tyre, të cilat, siç tha ai, janë në përputhje me standardet demokratike dhe konventat ndërkombëtare.

Ai tha se në rast të arritjes së marrëveshjes, shqiptarët duhet të kenë përfaqësues në institucionet shtetërore.

/MALESIA.ORG/

Previous Post

Deçiqi barazon me Sutjeska 1-1

Next Post

Nxitje për gazetarinë hulumtuese-trajnimi me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile

Next Post
Nxitje për gazetarinë hulumtuese-trajnimi me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile

Nxitje për gazetarinë hulumtuese-trajnimi me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org