• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shkup, Zaev-Ahmeti arrijnë marrëveshjen, kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit

18 Gusht, 2020
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Shkup, Zaev-Ahmeti arrijnë marrëveshjen, kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit e partisë maqedonase Lidhjes Social Demokrate dhe partisë shqiptare Bashkimit Demokratik për Integrim, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti finalizuan të martën marrëveshjen për koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të 15 korrikut.

Zaev do të jetë kryeministër për pothuajse gjithë mandatin 4 vjeçar, por sipas marrëveshjes në njëqind-ditëshin e fundit, posti i kreut të qeverisë do t’i lihet partisë shqiptare.

Kryetari i parlamentit do të jetë nga radhët e BDI-së. Talat Xhaferi do të vazhdojë të qëndrojë në krye të legjislativit.
Edhe Partia Demokratike Shqiptare do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës si dhe Lëvizja Besa që doli në zgjedhje bashkë me LSDM-në.

Lidhja Social Demokrate me katër deputetët e Lëvizjes Besa ka 46 vende dhe me 15 deputetët e BDI-së përbëjnë shumicën e nevojshme prej 61 votash në parlament për ta miratuar kabinetin e ri qeveritar, ndërkohë që koalicionit i bashkohet edhe deputeti i vetëm i Partisë Demokratike Shqiptare.

Aleanca për Shqiptarët e cila ka fituar 12 mandate do të mbetët në opozitë.

“Aleanca” kërkonte nga BDI-ja që të kalojë në opozitë për shkak se nuk arriti ta realizojë premtimin për “kryeministrin e parë shqiptar” në Maqedoninë e Veriut, që ishte një mashtrim, sipas saj, i elektoratit shqiptar.

Ahmeti tha se është shumë i bindur se ky vendim i marrë sot do të mirëpritet nga çdo qytetar i vendit dhe nga partnerët që kanë ndihmuar shtetin në rrugën e tij drejt integrimit euro-atlantik. Ai iu shmang pyetjeve lidhur me tërheqjen nga këmbëngulja e deritashme për një kryeministër shqiptar, ndërsa tha se deri tani shqiptarët në qeveri kanë dëshmuar forcimin e besimit mes komuniteteve.

“Çështja e kryeministrit ka qenë dhe mbetet një porosi që afron dhe që komuniteti shqiptar të dëshmojë për një republikë më të fortë dhe më të qëndrueshme me qytetarë të bashkuar”, tha Ahmeti. Ai e quajti të guximshëm vendimin e zotit Zaev që në njëqind ditët e fundit vendin t’ia lërë në dorë një përfaqësuesi të BDI-së. /MALESIA.ORG/

 

Previous Post

Shtyhet fillimi i vitit shkollor

Next Post

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj fton votuesit shqiptar të votojnë Listën Shqiptare

Next Post
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj fton votuesit shqiptar të votojnë Listën Shqiptare

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj fton votuesit shqiptar të votojnë Listën Shqiptare

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org